Lajmet e fundit nga kampet e Superliges

VLLAZNIA – Kapiteni Admir Teli beson te kualifikimi i Vllaznisë me Koperin. Lojtari do të largohet pas 1 gushtit.
BESA- Skuadra kavajase do të luajë sot një ndeshje miqësore me Shkëndinë e Tetovës.
SHKUMBINI- Peqinasit e Gugash Maganit do të përballen sot në një test me Tiranën.
DINAMO – Kampionia në fuqi pas mbërritjes së trajnerit kroat Zllatko Dalic vendosi të bllokojë transferimet e Pishës e Caushajt.
ELBASANI – Trajneri Mirel Josa është i kënaqur me përgatitjet në Pogradec. Priten firmat e Gentian Stojkut dhe Egert Bakallit
BYLIS- Mbrojtësi Johan Driza pohoi se është i nevojshëm plotësimi i skuadrës.
LUSHNJA- Mbrojtësi Laert Ndoni theksoi se Lushnja do të arrijë të mbijetojë në Superiore. Verdhejeshilët do të stërviten në Pogradec e jo në Malin e Zi.
FLAMURTARI- 20-vjecari Ardit Shehaj kërkon një vend në Kombëtaren U-21 në ndeshjen kundër Greqisë. Sulmuesi Denis Mema vuan nga dëmtime muskulore.
TIRANA- Bardheblutë do të zhvillojnë me Shkumbinin miqësoren e tretë në prag të sezonit të ri. Tirana këkron me forcë mbrojtësin e Partizanit, Tefik Osmani.
APOLONIA- Nga skuadra fierake është larguar mbrojtësi serb Ferizovic, ndërkohë që kanë mbetur katër të tjerë.
TEUTA- Kongolezi Ricard Bokotola është duke u stërvitur me Teutën. Franc Ahi nuk e kaloi provën.