E Diel, 1 Nëntor 2026

Kataliniç: Europa vjen në momentin më të keq

Nuk është shumë entuziast Ivan Katalinici për Shirokin e tij në prag të ndeshjes me Partizanin, por detyrohet të pranojë gjërat ashtu sic janë. "Këto ndeshje të kupave evropiane vijnë në momentin më të keq, - tha ai për "Dnevni Listin", - por kjo është gjendja. Tani është momenti për të ndërtuar ekipin, jo për të konkurruar, por shpresojmë të shfrytëzojmë rezultatin 0-0 që për mua është i mirë".
Dy ekipet luajnë të enjten ndeshjen e dytë të turit të parë të Kupës UEFA, ndërsa në BH kanë dalë 0-0. "As ne, as Partizani nuk kemi bërë ndonjë ndryshim të rëndësishëm sepse nuk kemi cfarë të ndryshojmë", - gjykon trajneri kroat. Shiroki Brijegu mund të ketë ndryshim vetëm në krahun e djathtë (Bozhici e jo Prlicit) si dhe Vagner në sulm, prapa Bubalos.
Lojtari i Shirokit, Topic, shpreson që Partizani i Tiranës të mos dijë të luajë në sulm. "I pashë në ndeshjen e parë, - thotë ai, - dhe kishin ardhur për barazim, nuk treguan asnjë lloj ambicieje për të shënuar gol, mbetet pyetja si do të luajnë në fushën e tyre. Sa për ne, besoj se kemi një rezultat që na jep shanse". Ndërsa sulmuesi Bubalo thotë për "Dnevni Avazin" se "premtoj kualifikimin, jemi më të përgatitur se në ndeshjen e parë dhe Partizani nuk mund të na shkaktojë të papritura".
Bledar Kuka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›