E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi e Bulku firmosin për Dnipro

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Dorian Bylykbashi e Ervin Bulku nuk do të jenë më pjesë e Krivbasit sezonin e ardhshëm. Ndërkombëtarët shqiptarë kanë arritur një marrëveshje me Dnipro Dnipropetrovsk po në Ukrainë.
Sipas Bylykbashit, kalimi te kjo skuadër i ka siguruar atij të ardhura më të mira financiare dhe nga ana tjetër Dnipropetrovsk është një skuadër me pretendime.
Pas dy ndeshjeve të para në kampionatin ukrainas, Krivbasi ka 4 pikë (kapiteni Bylykbashi ka shënuar edhe një gol), ndërsa Dnipropetrovsk vetëm një pikë.
Dnipropetrovsk drejtohet nga Oleg Protasov, ish-lojtari i dytë më i mirë në historinë e futbollit ukrainas pas Oleg Bllohinit. Protasov, i cili ka drejtuar më parë edhe Olimpiakosin në Greqi e Steaua e Bukureshtit në Rumani. Trajneri ka dhënë gjithmonë vlerësime pozitive për Bylykbashin e Bulkun, argumente të cilat ndikuan edhe në transferimin e dy futbollistëve shqiptarë te ekipi i Dnipro Dnipropetrovsk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›