Fenerbahçe poshtëron Gallatasarajin në derbin e kampionatit turk
Stamboll (Start)- Fenebahçe ka arritur një fitore bindëse 4-1, në derbin e Stambollit me Gallatasarajin. Ndeshja midis këtyre dy ekipeve është më e rëndësishmja në futbollin turk, për vetë historikun e këtyre dy skuadrave.
Ndeshja e luajtur në stadiumin e Fenerbahçes, “Sukru Saraçoglu”, është dominuar plotësisht nga vendasit, të cilët arritën të shënon katër gola në një ndeshje të tensionuar (10 kartona të verdhë). Gallatasaraji arriti të shënonte i pari një gol me Linkolnin që në minutën e dytë. Ky do të ishte i vetmi për verdhekuqtë, të cilët me pas u detyruan ta nxirrnin plot katër herë topin nga rrjeta e tyre. Për verdheblutë shënuan Sahin, Emre Asik (autogol), Lugano dhe Deivid në minutat shtesë.
Gallatsaraji ndodhet në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Fenerbahçeja e Arragonesit me këtë fitore afrohet ndjeshëm, në vendin e shtatë me 16 pikë.
Kampionati turk udhëhiqet nga Trabzonspori me 23 pikë, i ndjekur nga Ankaraspori me 22 pikë.