E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksavi Alonso mund të lërë Liverpulin për tu bashkuar me Valencian

Liverpul (Start)-Mesfushori spanjoll i Liverpulit, Ksavi Alonso, mund të lërë të kuqtë në muajin janar. Lojtari është në kontakt me Valencian, e cila është dukë negociuar me klubin e Liverpulit.

Trajneri i të kuqve, Rafa Benitez, ndeshjet e fundit nuk po e përfshin bashkëkombasin e tij në 11-shen e parë, pas mbërritjes së Gareth Berrit. Lojtari nuk mund ta pranojë stolin tek të kuqtë, dhe largimi i tij nga ky ekip është çështje kohe.

“Daily Mirror” publikon se ekipi i Valencias qëndron në pole position për marrjen e shërbimeve të lojtarit. Skuadër tjetër e interesuar është Juventusi i Torinos, pasi në mesfushën bardhezi Tiago nuk po gëzon mbështetjen e Ranierit, dhe Sisoko nuk është përshtatur plotësisht me grupin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›