Kaka kthehet në Kombëtare

Paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit me Real Madridin e kanë shpërblyer Ricardo Leite Kakan.
Sipas mediave braziliane, mesfushori i klubit madrilen do të kthehet në Kombëtare pas një viti. Ish futbollisti i Milanit do të ftohet në ‘Seleçao’ për ndeshjen miqësore të 14 nëntorit, kundër përfaqësueses së Egjiptit.
Lista e të ftuarve do të publikohet të enjten (sot), por tashmë dihet se mesfushori ofanziv do të kthehet në ekipin verdh e kaltër, të cilit i mungoi për një kohë, për shkak të lëndimeve dhe formës jo të mirë.