E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtimet e lehta



Astrit Lulushi (SHBA)
Janë të shpeshta vëzhgimet nga vendas e të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Duke e parë nga aeroplani, ata janë befasuar me pamjen e trishtë të natyrës shqiptare, megjithëse kanë dëgjuar për bukuritë e saj të rralla. Duke vizituar mejdise të brendëshme, të rregulluar e mobiluar bukur e me shije, atyre u është thyer zemra me kontrastin jashtë të pluhurit, gropave e plehrave nëpër rruge. “Janë gjëra të vogla”, do të thonë disa, “që rregullohen lehtë”. Por në fakt këto gjëra janë probleme kryesore. Ato nuk mund të rregullohen lehtë, zgjidhja e tyre është e lidhur me të padukshmen: besnikërinë shoqërore. Trajtimi i lehtë i problemeve të tilla, në dukje të vogla, do t’i ngjante atij njeriut që përpiqet të pijë ujë duke thithur rubinetin e çesmës, pa menduar se uji nuk vjen, ngaqë burimi ka shteruar.

Cinizëm është kur thuhet se Shqipëria kaq e ka kapacitetin dhe, njëkohësisht, të shohësh se si bota përmbledh në gjirin e saj specialistë, studiues, shkencëtarë e intelektualë shqiptarë, që nuk gjejnë punë në vendin e tyre ose nuk u është dhënë rasti të zbulojnë, shprehin a tregojnë hapur aftësitë. Kushtet për këto ata i gjejnë në vende të tjera, ku shkojnë me besim se do të arrijnë diçka dhe vendi i huaj i pranon, kur sheh besimin e tyre në vetvete. Dhe këto dy besime të ndërsjellta, kur ndërthuren, përbëjnë thelbin nga lind besnikëria shoqërore, e cia e bën shprehjen “jeto për të jetuar” të kthehet në “jeto edhe për të ndihmuar”, ku njeriu merret me politikë a bisnes me synimin jo vetëm për të nxjerrë fitime për vete dhe ku ngritja e zhvillimi i spitaleve, shkollave, artit, shkencës, nxiten nga ndjenja për t’i bërë mirë tjetrit.
Janë të shpeshta vëzhgimet nga vendas e të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Duke e parë nga aeroplani, ata janë befasuar me pamjen e trishtë të natyrës shqiptare, megjithëse kanë dëgjuar për bukuritë e saj të rralla. Duke vizituar mejdise të brendëshme, të rregulluar e mobiluar bukur e me shije, atyre u është thyer zemra me kontrastin jashtë të pluhurit, gropave e plehrave nëpër rruge. “Janë gjëra të vogla”, do të thonë disa, “që rregullohen lehtë”. Por në fakt këto gjëra janë probleme kryesore. Ato nuk mund të rregullohen lehtë, zgjidhja e tyre është e lidhur me të padukshmen: besnikërinë shoqërore. Trajtimi i lehtë i problemeve të tilla, në dukje të vogla, do t’i ngjante atij njeriut që përpiqet të pijë ujë duke thithur rubinetin e çesmës, pa menduar se uji nuk vjen, ngaqë burimi ka shteruar.
Historia thotë se më 1865, 5 vjet para luftës franko – prusiane, kont Bismarku shkoi për vizitë në Paris i ftuar nga Napolenoni i tretë. Ky e priti mikun gjerman me të gjitha nderimet e lukset e kohës, për t’i treguar se Franca ishte e fortë dhe e pasur. Por Bismarku shikonte me “bisht të syrit”. Ai u kushtoi vemendje gjërave të vogla, që vendasve nuk u bënin përshtypje, duke i parë si të parëndësishme e të padukshme. Për shembull, ai pa se Franca ishte përfshirë nga anarkia, prona ndërronte duar sa herë ndërroheshin regjimet, fshatari zbriste në qytet për të blerë bukë e qytetari dilte fushave për të mbledhur lakra, vjedhja e korrupsioni ishtin bërë pjesë e karakterit dhe në çdo kryqëzim rruge shiheshin fëmijë të braktisur e lypsarë. Sado i fuqishëm e me njerëz të zotë, një vend i tillë, ku secili mendonte vetëm për vete, për Bismarkun ishte një vend i dobët dhe, mbi këto vëzhgime, ai hartoi strategjinë e tij në marrëdhëniet me fqinjin francez.

29 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›