Shqiptarë të Kamorrës korruptuan infermieren italiane, bënin telefonata
07/07/2010 Nga brenda qelive flisnin në telefon me shefat dhe shkëmbenin mesazhe
Disa kriminelë shqiptarë, anëtarë të organizatës mafioze Kamorra, kishin gjetur një mënyrë krejt origjinale për të vazhduar aktivitetin kriminal edhe pas hekurave, pasi mundën të korruptonin infermieren, e cila i lejonte të bënin telefonata e të shkëmbenin mesazhe. Kësisoj, programacioni kishte për të vijuar në rrjedhën e tij, po të mos kishte rënë në sy kjo symbyllje nga ana e infermieres “bamirëse” italiane. Mediat e përtej Adriatikut informojnë se Carmelo di Maria, ishte në detyrë në departamentin e të burgosurve pranë banesave Molinette, teksa ajo është tradhtuar nga një telefonatë më tepër në Torino, thjesht për të ndihmuar të paraburgosurit në spital. Gjithashtu theksohet se disa prej tyre janë anëtarë të shquar të Kamorrës dhe bënin thirrje telefonike, si dhe shkëmbenin mesazhe. Infermierja e Molinettes në Torino u arrestua nga policët e San Paolos, të cilët vepruan në bashkëpunim me shërbimin e burgut. Infermierja Carmelo di Maria, 57 vjeç me origjinë nga Palermo, por banore në Torino, është akuzuar për grabitje. Ajo ka punuar për vite tek të ashtuquajturit "repartino”, d.m.th në repartin e spitalit të Torinos, ku të burgosurit janë të shtruar, por kishin punuar më parë në burgun Vallette, ku tani mbahen.
Shqiptarët e Kamorrës
Klientët e saj, pra të burgosurit, sipas padisë, ishin me origjinë shqiptare, dhe veçanërisht kriminelë. Gjatë marrjes në pyetje ata pranuan se infermierja u kishte ofruar shërbimin e kontakteve telefonike dhe mesazheve. Në disa raste mesazhet mund të jenë shkruar me kuptime të ndryshme nga përmbajtja formale e tyre dhe për t’i deshifruar hetuesit janë duke punuar tani. Karabinierët sekuestruan edhe telefonin, ku po verifikohen telefonatat e kryera, si dhe po mundësohet transkriptimi i atyre me rrezikshmëri të lartë. Shqiptarët që ndodheshin në dhomat e paraburgimit akuzohen për krime tepër të rënda, ku mes tyre spikasin ato të pjesëmarrjes në organizatën famëkeqe mafioze Kamorra. Nga hetimet e para ka rezultuar se me korruptimin e infermieres ata kishin mundur të lajmëronin shefat e tyre për zhvillimet e fundit, si dhe të informoheshin për situatën. Ende nuk dihet nëse shqiptarët e Kamorrës janë lidhur në telefon me të tjerë shqiptarë për t’i lajmëruar, ndërsa hetimet përfundimtare do të japin një konkluzion më të saktë të rrjedhës së ngjarjeve. Infermierja nga ana e saj i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk e kishte idenë se si kishte përfunduar telefoni i saj në duart e shqiptarëve.
Mafia dhe shqiptarët në Itali
Prej të paktën 10 vitesh shqiptarët duket se janë fuqizuar së tepërmi në Itali, ku disa prej tyre u përshtatën me organizatat famëkeqe mafioze si Kamorra, Ndrageta apo Koza Nostra. Kryesisht këto banda shqiptarësh merren me trafikun e drogës, femrave dhe armëve nga Shqipëria në Itali, teksa strukturat e këtyre organizatave mafioze janë cilësuar si ndër më hermetiket, ku mbizotëron sekreti absolut, aq sa asnjë nga krerët e tyre nuk njeh vartësit e kështu aktiviteti vazhdon i qetë edhe pas arrestimeve.