E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një serb “kërcënon” Tiranën



Java e pestë e Kategorisë Superiore ofron përballje aspak të lehtë. Tirana, kampionia në fuqi, do të udhëtojë në Fier, ku do të përballet me Apoloninë. Por kur duhen edhe disa ditë nga sfida në “Loni Paluçiu”, një futbollist serb ka “kërcënuar” formacionin kryeqytetasit. Mlladen Brkiç (28 vjec, 4 ndeshje, 1 gol këtë sezon), sulmuesi serbi i Apolonisë, shënoi golin e parë sezonal në humbjen 2-3 të skuadrës fierake në transfertën e Laçit. Apolonia do të presë në “Loni Papuçiu” Tiranën, në një ndeshje të rëndësishme për formacionin e trajnerit Esad Karishik. Brkiç, një nga pesë serbët e formacionit bardhejeshil, tha për “Metropol Sport”: “Gjeta golin kundër Laçit. Shpresoj të shënoj sërish që nga ndeshja kundër Tiranës. Gjithsesi, e rëndësishme është të fitojë Apolonia”. Në ndeshjen kundër Tiranës nuk do të luajë mbrojtësi Elton Grami (plotësim kartonësh të verdhë).

FLAMURTARI
Geri Çipi, shefi i klubit të Flamurtarit, pohoi se trajneri i ri Gugash Magani ka sjell optimizëm në radhët e kuqezinjve vlonjatë. Flamurtari ka pësuar tri humbje rresht dhe të shtunën në javën e pestë do të udhëtojë drejt Ersekës, për t’u përballur me Gramozin. “Kthesa është e madhe. Jemi të bindur se tani e tutje gjithçka do të flasë për Flamurtarin. Do të jetë një Flamurtar tjetër ndaj Gramozit”, - tha shefi i klubit, fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë. Flamurtari ka nevojë urgjente për pikë, pasi aktualisht është në vendin e 11-të, në zonën e “vdekjes klinike” ose ndryshe nëse kampionati do të përfundonte sot, do të kishte rënë në Kategorinë e Parë.

DINAMO
Igli Allmuça, një nga lojtarët kryesorë të Dinamos, pohoi se blutë synojnë këtë sezon kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Dinamo, që bashkëkryeson me Besën kampionatin pas katër javëve të para, secila me nga 10 pikë, do të përballet në fundjavë me Shkumbinin. “Çdo sfidë është e vështirë. Dhe tani më të vështira janë ndeshjet brenda sesa jashtë, pasi kundër nesh skuadrat kundërshtare vijnë në Tiranë për të marrë qoftë dhe një pikë të vetme. Megjithatë shpresojmë ta kalojmë këtë ndeshje”, - tha mesfushori potent Igli Allmuça, i cili ka luajtur për me fanellat e të tre klubeve të kryeqytetit, fillimisht me Partizanin, më pas me Tiranën e tani me Dinamon, sezoni i tij i tretë me blutë. “Objektivat e Dinamos dihen, kampionati dhe Kupa e Shqipërisë. Çdo sezon Dinamo, Tirana, Vllaznia, Besa ju dihen se objektivat që kanë. Ajo skuadër që do të gabojë më pak do të realizojë objektivin madhor që është kampionati. Mendoj se të tre skuadrat e tjera janë rivale të denja të Dinamos dhe lufta për titull do të jetë shumë e ashpër dhe e fortë”, - tha 29-vjeçari Allmuça, i cili ka dy herë kampion si lojtar, me Tiranën (2006-2007) e Dinamon (2007-2008).

Disiplinori i FSHF-së gjobit Brigelin

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjobiti me 10 mijë lekë... Brigelin. Në fakt, bëhet fjalë për Brigel Mehjan e Turbina U-17, i cili për goditje më grusht të kundërshtarit nga Gramshi, Xhesian Deliu, u ndëshkua edhe me tetë ndeshje pezullim nga kampionati inferior i U-17. Gjithsesi,
Alban Bizhyti i Lushnjës, me 30 mijë lekë gjobë e dy ndeshje pezullim, është i ndëshkuari “VIP” i Komisionit të Disiplinës për këtë javë. Të gjitha dënimet e tjera, ku përfshihen edhe përdorimet e grushteve nga Ertigen Ceni (Kastrioti U-19) e Florenc Koçi (Gramshi U-19) u përkasin kampionateve të moshave moshave U-19 (Arlin Isaj, Shkumbini U-17; Fatjon Margjini, Laç U-17) e U-17 (Xhesian Deliu, Gramshi U-17; Brigel Mehja, Turbina U-17).

Homazhe në Lezhë për Brian Filipit

Sot në orën 14:00 në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës do të kryen nderimet e fundit ndaj Brian Filipit, futbollistit 20-vjeçar të Ravenës të ndarë në mënyrë tragjike nga jeta mbrëmjen e së premtes së kaluar.

24 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›