E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa shndërrohet ne teatër rezervash



Turi i parë eliminator i Kupës së Shqipërisë, ku marrin pjesë tetë ekipe nga kategoria e dytë, nuk nisi me seriozitetin e duhur në disa takime. Kështu, në Vlorë e Shijak, përkatësisht në ndeshjet Vlora-Këlcyra e Erzeni-Iliria përballjet nisën me nga 15 minuta vonesë për shkak të mospranisë së policisë në kohën e përcaktuar nga rregullorja. Në Vlorë, gjyqtari Misha e mbylli talirin para kohe, ndërsa në Luz, Përparimi i Kukësit nuk u paraqit fare. Ajo që vlen të përmendet është se thuajse të gjitha skuadrat me vetëdije luajtën me formacionet e dyta, duke ia zbehur bukurinë garës e shndërruar kompeticionin në një formalitet për t’u hequr sa më shpejt qafe.

GRUPI I VERIUT
Mamurrasi-Korabi 2-0
Me nga një gol të realizuar në çdo pjesë, Sokol Mziu (20’) dhe Xhenis Sina (85’), Mamurrasi i drejtuar nga Përleka fitoi 2-0 me Korabin e Peshkopisë së drejtuar nga Kallaverja, duke u kualifikuar për në turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë. Të dyja skuadrat luajtën përgjithësisht me skuadrën e dytë, pasi do të përballen sërish në Peshkopi, po kësaj radhe për kampionat. Në turin e dytë, Mamurrasi do të luajë kundër Ilirisë së Fushë Krujës.

Erzeni-Iliria 2-4
Iliria e Fushë-Krujës ishte skuadra e vetme udhëtuese që arriti të sigurojë kualifikimin në turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 2-4 me Erzenin në “Tofik Jashari”. Takim filloi 15 minuta me vonese për shkak të ardhjes me vonesë të policisë, por gjyqtarët konstatuan edhe probleme teknike (rrjetat e çara u riparuan). Miqtë nga Fushë-Kruja e mbyllën pjesën e parë në fitore, 0-3: Bespalla (37’, autogol), Erion Duka (39’) dhe Erinogert Sala (45’). Në pjesën e dytë, Erzeni shënoi dy gola, duke i çuar shifrat në 2-3, por Begolli në të 85’ vulosi shifrat 2-4 dhe kualifikimin e Ilirisë, që nga ana e saj do të përballet në turin e dytë me Mamurrasin.

Naftëtari-Çlirimi 0-1
Çlirimi arriti të sigurojë një kualifikim në kohën shtesë, në fitoren 0-1 kundër Naftëtarit të Kuçovës, duke qenë skuadra fierake ajo që do të marrë pjesë në turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë. Në minutën e 84-t, Balliu i Naftëtarit nuk realizoi nga pika e bardhë, priti portieri Dulla. Pas kohës së rregullt të mbyllur në barazim ndeshjes shkoi në shtesa, ku dhe Çlirimi shënoi golin e fitores pavarësisht se e mbylli takimin me dhjetë lojtarë. Në turin e dytë Çlirimi do të përballet me Luzin.

Luzi-Përparimi (Nuk u zhvillua)
Përparimi nuk u paraqit në ndeshjen me Luzin, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë eliminator të edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Luzit priti për 45 minuta në fushë, e më pas gjyqtari fishkëlleu tri herë për mbylljen e takimit pa kundërshtarë. Luzi pritet ta fitojë 2-0 ndeshjen në tavolinë.

GRUPI I JUGUT

Vlora-Këlcyra 2-1
Në një takim të nisur me 15 minuta vonesë, për shkak të ardhjes vonë të forcave të policisë, e të mbyllur gjatë të dy pjesëve në minutën e 39-të (gjykoi Migen Masha), Vlora e Rrapo Tahos fitoi 2-1 me Këlcyrën e Sokol Spahiut. Skënderaj (32’) e Harizaj (35’) shënuan për skuadrën e dytë të qytetit të Vlorës, ndërsa për miqtë nga Këlcyra shkurtoi diferencën Feti Sadikaj (57’). Në turin e dytë eliminator, Vlora do të përballet me Himarën.

Tomori-Përmeti 2-0
Tomori i Beratit fitoi 2-0 me Permetin në turin e parë eliminator, duke u kualifikuar për në raundin pasardhës të Kupës së Shqipërisë. Për formacionin e drejtuar nga Madrid Muzhai shënuan Erdet Shinko (35’) dhe Sulejmani (56’). Në turin e dytë, Tomori do të përballet me Domosdovën.

Domosdova-Maliqi 2-1
Domosdova mposhti 2-1 Maliqin e ardhur me ekipin e dytë, duke zënë një vend midis tetë ekipeve të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Për skuadrën e drejtuar nga Kola dhe presidenti Artur Topi, shënuan Ilirjan Sula (36’) e Mustafa (86’). Golin për maliqarët e Hoxhës e realizoi Papa në të 87’. Në turin e dytë, Domosdova do të përballet me Tomorin.

Delvina-Himara 5-0
Delvina u tregua e pamëshirshme me Himarën, duke i shkatërruar plotësisht me rezultatin e thellë 5-0, njeherësh edhe fitorja më e bujshme e turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë. Delvinjotët e drejtuar nga Guga shënuan Mikejano Cuno (6’), Rivelino Çuno (7’), Dritan Mehmeti (15’ dhe 48’) si dhe Fatjon Zejnati (33’). Në turin e dytë, Himara do të përballet me Vlorën.

Turi i parë
paraeliminator
Datë 23.09.2009, ora 15:30

GRUPI I VERIUT
Ndeshjet sot
1. Naftëtari-Çlirimi 0-1
2. Mamurrasi- Korabi 2-0
3. Erzeni-Iliria 2-4
4. Luzi-Përparimi (Nuk u luajt. Nuk u paraqit Përparimi. Luzi fiton në tavolinë 2-0)

GRUPI I JUGUT
Ndeshjet sot
1. Vlora-Këlcyra 2-1
2. Tomori-Përmeti 2-0
3. Domozdova-Maliqi 2-1
4. Delvina-Himara 5-0

Turi i Dytë
paraeleminator
Date 30.09.2009, ora 15:00

Grupi i Veriut
Çlirimi-Luzi 2008
Mamurrasi-Iliria

Grupi i Jugut
Vlora-Delvina
Tomori-Domosdova

24 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›