Karmen Elektra: “Jam e bukur dhe e talentuar”
Është një nga femrat më të bukura dhe të dëshiruara në botë. Seksi dhe joshëse, modele, aktore dhe këngëtare, pozon me veshje intime të zeza transparente për kopertinën e revistës “Jack” dhe në shërbimin e pasur fotografik tregon sesi bukuria e jashtme vlen, por “askush nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka talent”. Dhe jao ka treguar se talent ka me të vërtetë. Ka kërcyer dhe kënduar me Prince, është argëtuar në filmin kult “Scary Movie”, ka dhënë mësime vallëzimi në dvd, madje ka shkruar edhe një libër të veçantë me titullin “How to be sexy” (Si të jesh seksi). Parodia i vjen për shtat në mënyrë të përkryer: “Mu amë pëlqen të jem pjesë e parodisë”, thotë, “Nuk e marr kurrë shumë seriozisht”. Por ajo di të jetë edhe shumë e bukur dhe sensuale në fotografitë e realizuara për “Jack”. Mashkulli i saj ideal? “I fortë, që të dijë të më trajtojë me siguri. Më pëlqen të di se nuk kam zgjidhje tjetër...”. Karmen, emri i vërtetë i së cilës është Tera Leit Patrik, ka lindur më 1972 dhe është më e vogla e familjes ku bën pjesë. Ajo ka 4 vëllezër më të mëdhenj. Por kjo duket se nuk e ka penguar të provojë pothuajse në jetë. Ka qënë e martuar dy herë. Tashmë është e fejuar me kitaristin, Bob Pattrson.
24 Shtator 2009