Trichet: Duhet angazhim për një dollar më të fortë
Angazhimi i shprehur nga autoritetet amerikane në favor të një dollari të fortë është "shumë i rëndësishëm në rrethanat aktuale", deklaroi sot presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BCE), Jean-Claude Trichet, në një konferencë shtypi.
"Luhatjet e tepërta në bursa dhe lëvizjet e parregullta të vlerave të këmbimit kanë pasoja të dëmshme në stabilitetin financiar dhe ekonomik", shtoi ai.
Vlerat më të larta të euros përballë kartmonedhës së gjelbër i shqetëson autoritetet e kontinentit të vjetër, sepse ajo i vë në situatë jo të favorshme eksportuesit evropianë dhe mund të pengojë rimëkëmbjen e ekonomisë, që tashmë është e dobët.
Shtetet e Bashkuara dyshohet se po përshtaten me një kartmonedhë të gjelbër të dobët për të mbështetur nxitjen e tyre ekonomike.