E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerimi i Aleances, pse duhet te vazhdoje

Nga Enkelejd Alibeaj*

Minister i Drejtesise

Edhe disa vjet me pare, askush nuk mund te guxonte te mendonte se edhe Shqiperia do te ishte pjese e perkujtimeve te 60-vjetorit te themelimit te NATO-s si anetare me te drejta te plota. Hyrja e Shqiperise ne NATO u be ne nje kohe kur Marreveshja e Stabilizim- Asociimit midis Shqiperise dhe BE-se hyri ne fuqi dhe kur Shqiperia, tashme ka paraqitur kerkesen e saj per statusin e vendit kandidat ne BE. Anetaresimi ne NATO mbyll nje cikel te perpjekjeve te pashtershme, reformave te plota dhe transformimeve te pamohueshme qe Shqiperia ka pesuar gjate mandatit aktual te qeverise shqiptare; keto falenderime shkojne gjithashtu per bashkepunimin efektiv midis Qeverise dhe opozites ne lidhje me disa prej reformave qe jane te nevojshme per anetaresimin e Shqiperise ne Aleance. Mbi te gjitha, anetaresimi ne NATO nenkupton njohjen e arritjeve dhe besimit tone ne potencialet e Shqiperise per te kontribuar kryesisht ne konsolidimin e sistemit te sigurise kolektive dhe vlerat e percuara nga Aleanca. Gjate viteve te perpjekjeve te Shqiperise per t'iu bashkuar Aleances, partneret tane kane arritur te tregojne vleresimin e tyre per perpjekjet e pakursyera te bera nga Qeveria e Shqiperise dhe shoqeria, kryesisht ne trajtimin ne menyre te suksesshme te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Rezultat e padiskutueshme te arritura ne perputhje me te gjitha standardet e kerkuara per anetaresimin ne NATO jane shume te rendesishme dhe theksojne progresin e pakthyeshem te Shqiperise. Hyrja e Shqiperise ne NATO eshte nje deshmi e qarte e besueshmerise qe ne rrezatojme si aleate te denje - aleate qe mund te japin kontribut thelbesor ndaj sistemit te sigurise kolektive evropiane dhe mbrojtjes se lirise, demokracise dhe te drejtave te njeriut. Keto jane vlerat kryesore te Aleances qe ne kemi perqafuar pa asnje dyshim ose hezitim menjehere pas renies se komunizmit dhe daljes nga vetizolimi nderkombetar.

Besueshmeria qe Shqiperia ka krijuar ne arenen nderkombetare qendron ne orientimin tone te politikes se jashtme drejt vlerave qe garantojne paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe ne kontributin qe Shqiperia po jep permes angazhimit te saj te suksesshem ne disa "pika te nxehta" qe sfidojne sigurine tone te perbashket, si per shembull ne Afganistan, Irak dhe Cad. Ky orientim gezon mbeshtetjen absolute te popullit shqiptar dhe lind nga besimi yne i palekundur ne vlerat perendimore dhe evropiane, mbrojtja e te cilave perfaqeson raison d'être per themelimin e Aleances se Atlantikut Verior. Megjithate, ndersa i bashkohet NATO-s, Shqiperia ndesh gjithashtu nje cikel te ri sfidash dhe transformimesh te metejshme ne permbushjen e detyrimeve politike, financiare dhe ushtarake qe lindin nga anetaresimi i saj ne Aleance. Ne jemi plotesisht te ndergjegjshem se kjo barre pergjegjesish kerkon vullnet te forte per monitorimin e reformave te pergjithshme dhe permiresimin e standardeve qe do te na mundesonin te perballonim me sukses sfidat e reja qe kercenojne sigurine tone dhe vlerat e perbashketa: terrorizmi, perhapja e armeve te shkaterrimit ne mase, krimi i organizuar dhe trafikimi nderkombetar i lendeve narkotike. Ne kete drejtim, Shqiperia eshte e gatshme te vazhdoje kontributin e saj me pergjegjesi, seriozitet dhe angazhim maksimal ne interes te unitetit te Aleances dhe efektivitetit te punes se saj si ne terren dhe ne sferen politike.

***

Qeveria shqiptare eshte e bindur se zgjerimi i metejshem i Aleances, sipas nenit 10 te Traktatit te Uashingtonit, do te vazhdoje. Dyert e NATO-s, pas Deklarates se Strasburgut - Samiti i Kehlit, mbeten te hapura per demokracite evropiane qe ndajne me ne vlerat e Aleances sone; asnje vend jashte Aleances nuk do te pengonte zgjerimin e saj.

Si partnere e pazevendesueshme dhe strategjike ne rajon, hyrja e vendeve te Ballkanit perendimor ne NATO ka sherbyer dhe do te sherbeje per te forcuar sigurine, stabilitetin dhe paqen ne rajon, per te ndertuar dhe forcuar me tej harmonine mes vendeve tona. Gjithashtu, zgjerimi dhe intensifikimi i bashkepunimit ne kontekstin e Kartes se Adriatikut do te kete ndikimin e saj mbi forcimin e klimes se besimit, sigurine dhe bashkepunimin rajonal, me synim konsolidimin e paqes dhe sigurise dhe pershpejtimin e ritmit te reformave qe do t'i conin vendet e rajonit tone me shpejt ne BE.

Ne kete kontekst, Shqiperia mirepret fillimin e Dialogut te Intensifikuar mes NATO-s, Bosnje Hercegovines dhe Malit te Zi dhe progresit te ketyre vendeve ne bashkepunimin e tyre me NATO-n ne te gjithe gamen e ceshtjeve politike, ushtarake dhe te sigurise; Shqiperia eshte gjithashtu e gatshme te ofroje bashkepunimin e saj maksimal dhe pervojen e fituar permes procesit te MAP per vendet e rajonit qe marrin pjese ne PfP. Mbeshtetja dhe solidariteti i ndersjelle ne rrugen drejt integrimit ne NATO u konfirmuan edhe kohet e fundit nga Deklarata e Perbashket e Ministrave te Jashtem te Shteteve Anetare te Kartes se Adriatikut gjate takimit te Komisionit te Partneritetit te mbajtur ne Tirane, me 8 maj 2009.

***

Shperberja e Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavise i dha nje dimension te ri konceptit strategjik te NATO-s, duke forcuar fushen e veprimit te aktivitetit te Aleances. NATO ishte forumi i pare Euro-Atlantik qe perqafoi pa hezitim konceptin e paqes demokratike, e cila ngushtesisht kombinon sigurine nderkombetare me qeverisjen demokratike te shteteve. 60 vjet me pare, institucionet Euro-Atlantike u themeluan si meshirim dhe mbrojtes te lirise individuale, demokracise dhe te drejtave njerezore. Ishin pikerisht keto te drejta dhe parime qe shtyne NATO-n te nderhynte ne rajonin tone, duke e kthyer ne kontributin me te cmuar per sigurine Evropiane dhe me gjere. Sot, i vleresojme vendimet per te nderhyre ne ish-Jugosllavi, si te guximshme, parimore dhe largpamese. Ato jo vetem qe shpetuan njerezit nga tragjedia por ju dhane te gjitha etnive shansin per te parur nje te ardhme per veten dhe familjet e tyre, duke ju siguruar parakushtet per rritje dhe zhvillim social. Parimi i ri qe NATO aplikoi ne Kosove per mbrojtjen dhe ruajtjen e te drejtave te njeriut i tejkaloi kufijte kombetare. Paqja dhe stabiliteti ne Kosove ishin nje nga provat kryesore per NATO-n ne teren. Kjo prove nuk mund te kishte kaluar me sukses pa kontributin ushtarak te vazhdueshem te shteteve anetare te Aleances, pjekurine shembullore te njerezve dhe bashkepunimin e vazhdueshem te Qeverise te Kosoves.

Sot, Kosova eshte nje realitet i konsoliduar i njohur nga 58 shtete, te cilat nepermjet vendimeve te tyre kane njohur sic duhet, ne menyre objektive realitetin ne Ballkanin Perendimor dhe progresin e dukshem te shtetit te Kosoves ne ngritjen e shtetit ligjor, ne forcimin e institucioneve ne rrugen e integrimit te saj drejt kombeve te lira dhe shoqerive demokratike.

***

Gjashtedhjete vjet pas themelimit te NATO-s, bota ka pesuar ndryshime ekstreme. Nga nje bote politikisht, ideologjikisht dhe ekonomikisht e ndare: ne Traktatin e Varshaves, Aleanca e Atlantikut te Veriut, vendet neutrale madje dhe te izoluara si Shqiperia, sot ne kemi nje bote qe pavaresisht nga sfidat e vazhdueshme eshte gjithnje e me shume integruese dhe bashkepunuese. Ndersa mbeshtetemi ne parimet baze te OKB, jemi te bindur se paqja dhe siguria mund te arrihen vetem nese institucionet me te rendesishme nderkombetare do te bashkepunojne mes tyre, duke perfshire Aleancen tone si pjese te rrjetit te veprimeve te sigurise mbareboterore. Shqiperia e vlereson kete parim te pazevendesueshem dhe mbeshtet bashkepunimin e NATO-s me OKB-ne nepermjet Deklarates se Perbashket NATO- OKB, te nenshkruar ne Shtator 2008; Ajo njeh rendesine e fuqizimit te Mbrojtjes Evropiane duke ngritur kapacitetet dhe aftesite e kesaj force, duke parur parasysh faktin qe keto dy organizata kane role plotesuese ne sigurimin e sigurise Evropiane dhe nderkombetare. Ne kete kuader, ne mbeshtesim idene se promovimi i marredhenieve NATO-OKB ne nje partneritet te vertete strategjik duhet te jete nje prioritet per Aleancen. Si e tille, ne i qendrojme idese se NATO dhe Federata Ruse duhet te gjejne menyrat dhe mjetet per te forcuar aftesite e tyre per te punuar se bashku si partnere ne fusha me avantazhe te perbashketa, kunder rreziqeve dhe kercenimeve te perbashketa, te cilat prodhojne paqe te perhershme ne zonen Euro-Atlantike. Kjo mund te realizohet kryesisht nepermjet bisedimeve ne Keshillin Rusi-NATO, nje forum ku Rusia mund te adresoje iniciativat e saj te sigurise. Realizimi i suksesit te deshiruar kerkon gjithashtu bashkepunim me organizatat rajonale si OSCE dhe Bashkimi Afrikan. Ne lidhje me angazhimet e perbashketa ne favor te paqes dhe sigurise globale, ne vleresojme angazhimin dhe bashkepunimin nga vendet partnere qe marrin pjese ne NATO- qe drejtojne operacione dhe misione; Ky partneritet perkrah kryesisht aftesine per t'ju pergjigjur kercenimeve kunder sigurise tone. Duke pasur parasysh ndryshimet dhe sfidat para nesh, mendojme se ka ardhur koha per Organizaten te zhvilloje nje koncept te ri strategjik, e cila mund te diskutohet dhe miratohet ne forumet e ardhshme te NATO-s.

* Fjalimi i mbajtur dje ne Rome, ne perkujtim te 60 vjetorit te Aleances se Atlantikut Verior qe mbahet nga 10-12 maj 2009


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›