E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si i ben lak, shqiptari krizes globale

Nga Shkelzen Maliqi

Kriza ekonomike boterore, e shikuar nga Kosova, i ngjan motit te keq qe kercenon nga larg, me rete e nxira qe levizin shpejte dhe mbulojne skajet e horizontit, me bubullima dhe shkrepje te rrufeve qe zbrazen diku matane, por qe ererat e forta sakaq ia nderrojne drejtimin dhe, si perfundim, nuk ndodh asgje. Paralajmerimet e para disa muajve te krizes se madhe globale te kapitalizmit, epiqendra e te cilet ishin vendet ekonomikisht me te fuqishme dhe me te pasura, ku thuhej se kulmi i saj do te ndodhe ne muajin prill ose maj, nuk jane treguar te sakta. Tani qe kemi hyre bukur qete ne muajin maj, nga rakursi yne margjinal, kemi pershtypjen se nuk po ndodh asgje e rendesishme ose me pasoja te medha. Ne te vertete, per tejkalimin e kercenimet e recesionit ekonomik me serioz me te cilin eshte ballafaquar bota pas Luftes se Dyte Boterore, sigurisht se ka ndihmuar operacioni tejet i madh qe e kane ndermarre shtetet e pasura, duke i derdhur miliarda dollare te fondeve publike per sanimin e bankave, kompanive te sigurimeve dhe aseteve kapitale industriale. Kuptohet, shume kompani te medha jane demtuar rende, sikunder qe edhe shume multimiliardereve u eshte cunguar marramendshem pasuria qe e kane pasur para fillimit te krizes. Edhe disa shtet ne zhvillim, si Kina dhe Rusia, kane perjetuar humbje te medha te shkaktuara nga investimet spekulative te mbuluar me kredi jo te shendosha.

Dhe per ne eshte e rendesishme se e gjithe kjo qe ndodhi, ose rreziku i evituar, nuk ka lene deri me tash, asnje pasoje te dukshme imediate. Per Kosoven ne te vertete krizat jane nje kategori qe tashme cerek shekulli, ose edhe me gjate, dhe perjetohen si perditshmeri. Kosova edhe ashtu nuk ka asete dhe sisteme te medha qe do te ishin te ndjeshme ose te lidhura me recesionin boteror. Nese ndonje kapitalist i Kosoves, qe pasurine e ka bere ne dy dekadat e fundit, ka hasur ne veshtiresi dhe ka humbur para, ose i kane rene punet, kjo nuk ndikon ne boshtin e sistemit te ekonomise te mbijeteses qe eshte ngritur ne Kosove ne koherat e krizes. Ne Kosove jane te pakta firmat e medha qe punesojne me mijera punetore keshtu qe telashet e tyre te shkaktojne rritjen e papunesise. Papunesia ne Kosove eshte fenomen i perhershem, dhe ende nuk ka studime te sakta dhe te sofistikuara qe do te shpjegonin se si Kosova arrin qe te mbijetoje dhe te mbetet stabile me kete shkalle te larte te papunesise. Zakonisht thuhet se Kosova ka mbijetuar fale remitencave te diaspores, e cila ua dergon familjeve ndihmat dhe i mbane gjalle rreth nje te treten e popullsise, keshtu qe nese papunesia llogaritet se eshte 40 per qind, faktori remitence e bene qe rreth 30 per qind te ketyre te papune, te kene nje lloj asistence te perhershme ekonomike familjare!

Ky sistem i asistences per nga natyra eshte molekular dhe ka shpikur prej kohesh forma te ndryshme te gjeturise kundrejt ligjeve te ekonomise. Ky "sistem" eshte shume fleksibil dhe i adaptueshem rrethanave te ndryshme, dhe, cka eshte me e rendesishme, nuk eshte asnjehere burim monolite i mbijeteses te familjeve qe marrin remitenca. Baza e funksionimit te ketij sistemi qendron ne raportet gati obligative te farefisnise, apo te solidariteti i familjeve te medha, ku njesia ekonomike nuk eshte individi apo familja e ngushte, por familja me e gjere, duke perfshire vellazerine, e shpesh edhe farefisnine me te gjere, ne sisteme molekulare te qendreses dhe mbijeteses ekonomike. Nje pasqyre skematike e ketij modeli te mbijeteses mund te ilustrohet kesisoj: shqiptari i Kosoves (kjo vlen edhe per shqiptaret ne pergjithesi) shume rralle lufton per mbijetese dhe prosperitet ekonomik si individ, ose i lidhur vetem me familjen e tij me te ngushte; si pjesetar i nje shoqerie me tradicionale dhe patriarkale, ai kultivon raporte obligative te shumta jo vetem me vllazni dhe mixhallare, por edhe me familjet e dajve, hallave dhe tezeve. Nje bashkesi molekulare ekonomike ne kuptimin qe po flas ketu, mund te kete me shume se 10 pjesetare, ndonjehere edhe 30 apo edhe 50, qe kane aktivitete ekonomike te formave te ndryshme, jo vetem pune "shteterore" por edhe private, ne bujqesi, tregti etj, apo si te punesuar ne diaspore. Qendrueshmeria e ketij sistemi fleksibil konsiston ne ate se ne keto klane te vogla molekulare gjithnje mund te kete rreth 20 deri 30 per qind te atyre qe kane ndonje aktivitet ekonomik dhe paga dhe fitime ne Kosove, si dhe ndonje vella o kusheri te afert ne diaspore, qe dergon fonde shtese per mbijetesen dhe prosperitetin ekonomik te grupit. Keto ndihme shtese nuk eshte e thene te jene ne te keste mujore, edhe pse ka edhe te tilla, por shpesh jane si nje lloj kreditime per aktivitete ekonomike ne Kosove. Pjesetari solidare i familjes ne diaspore, mund te jete edhe djali i dajes nese nuk ki atje vella, ta dergon ne makine te perdorur, qe atje edhe nuk kushton shtrenjte, dhe kjo makine atehere behet burim i fitimeve sepse pronari i tij deri atehere i papune, behet taksiste dhe nxjerre nje pjese te fitimit per familjen. Por, pos ketij modeli te thjeshte, ka edhe te tjera, te investimeve me serioze, qe nuk mbeshteten ne logjiken ekonomike, por ne solidaritetin tradicional obligativ dhe etiken e mbijeteses.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›