E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali blen Mertesakerin nga Verder

Arsenali ka avancuar në bisedime për të transferuar lojtarin e Verder Bremes, Per Mertesaker. Mesa duket ai mund të kalojë tek Arsenali shumë shpejt dhe pritet që nga çdo moment të zyrtarizohet transferimi i tij. Mediat angleze shkruajnë se pritet të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy klubeve për këtë lojtar me një shumë prej 9 milion eurosh. Lajmet më të reja nga mediat gjermane sidomos nga "Zeit", raportojnë se Mertesaker ka udhëtuar drejt Londrës për të nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Arsenalin dhe të kaloj testet mjekësore te ky klub.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›