Transferimi i studimeve ne UT, ndryshon procedura Luljeta Ndoka
Ndryshon rregullorja per transferimin e studimeve ne Universitetin e Tiranes. Ne nje udhezim te posacem, rektorati i UT-se percakton se aplikimi per transferim studimesh ne Universitetin e Tiranes do te behet individualisht, prane zyres se protokollit ne Rektoratin e UT-se. Pra, nuk eshte e nevojshme qe te merret leje nga institucionet ku studiojne apo te percillen zyrtarisht nga keto institucione. Pranimi i dokumentacionit per aplikim per transferim studimesh do te behet nga data 27 gusht, deri ne date 17 shtator 2012. Per aplikim per transferimin e studimeve ne Universitetin e Tiranes, duhet te dorezohen nje sere dokumentesh. Behet fjale per dokumentin: Formulari i aplikimit per transferim studimesh, i plotesuar nga aplikanti, plani dhe programi i studimit, lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara (ne forme zyrtare me firme dhe me vule), kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme. Per institucionet e arsimit te larte jashte vendit, dokumentacioni i dorezuar duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi. Sipas udhezimit te Rektoratit te Universitetit te Tiranes, te gjithe dokumentet duhet te jene origjinale ose te noterizuara. Gjithashtu, kerkohet edhe nje fotokopje e kartes se identitetit, si dhe mandat arketimi. Sikur mesohet, deri tani ne fakultetet e Universitetit te Tiranes jane depozituar qindra kerkesa nga studente, te cilet aktualisht figurojne me studime ne Institucionet e Arsimit te Larte Jopublik. Sipas burimeve nga Rektorati i UT-se, kerkesat vijne gjithnje e me shume ne rritje, dhe kjo e ul mundesine qe te sistemohen te gjithe. "Gjithcka e kane ne dore fakultetet, nisur nga kapacitetet qe kane. Nese kemi mundesi te marrim studente nga privati, atehere nuk kemi pse te mos e bejme nje gje te tille", thone drejtues te fakulteteve te ndryshme te Universiteteve te Tiranes. Sikurse behet e ditur, aktualisht kerkesat po shqyrtohen nga keshillat e fakulteteve. Kesisoj, ende nuk behet e ditur nese kjo kategori studentesh do t'i nenshtrohet ndonje provimi shtese, duke qene se kurrikulat dhe programet lendore te institucioneve te Arsimit te Larte Jopublik, nuk jane krejt te njejta me privatin. Aq me teper qe shpesh cilesia dhe niveli i studenteve ne privat eshte vene ne dyshim, krahasuar me universitetet publike te vendit. Drejtues te universiteteve ne Tirane, nuk jane ne gjendje qe te shpjegojne shkaqet e deshires se studenteve te Universiteteve Jopublike per te kaluar ne Universitetet Publike. Por ata shprehen se ka mundesi qe kjo ndodh per shkak te cilesise se dobet te universiteteve private dhe kostos se studimeve.
Dokumentet:
Formulari i aplikimit per transferim studimesh, i plotesuar nga aplikanti
Plani dhe programi i studimit
Lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara
Kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme
Per institucionet e arsimit te larte jashte vendit, dokumentacioni i dorezuar duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi
Te gjithe dokumentet duhet te jene origjinale ose te noterizuara.
Fotokopje e kartes se identitetit
Mandat arketimi
Dokumentet:
Formulari i aplikimit per transferim studimesh, i plotesuar nga aplikanti
Plani dhe programi i studimit
Lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara
Kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme
Per institucionet e arsimit te larte jashte vendit, dokumentacioni i dorezuar duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi
Te gjithe dokumentet duhet te jene origjinale ose te noterizuara.
Fotokopje e kartes se identitetit
Mandat arketimi