E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i studimeve,ja 300 kuotat në UT

 

Rektorati i Universiteit të Tiranës publikon kuotat për transferimin e studimeve. Janë rreth 300 studentë që mund të përfitojnë prej tyre, duke kaluar nga një shkollë e lartë në rrethe në kryeqytet. Fituesit pritet të shpallen të hënën. Ndërkaq po dje, Ministria e Arsimit bëri me dije se  Rumania ka  shpallur  programin e bursave të Doktoratës dhe Postdoktoratës "Eugen Ionescu", për vitin akademik 2010-2011. Ai i adresohet gjithë të interesuarve. Bursat akordohen nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë (www.mae.ro)  dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (www.auf.org/regions/europe-orientale). Kohëzgjatja e bursës së studimit varion nga 3 deri në 5 muaj, duke filluar në datën 1 prill 2010.  Secili  kandidat i interesuar duhet të marrë kontakt me një nga 22 universitetet rumune, pasi të jetë pranuar nga njeri prej tyre duhet të dorëzojë dosjen personale pranë zyrës rajonale të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), së cilës i përket universiteti ku ka aplikuar. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve pranë zyrës rajonale për Evropën Qëndrore dhe Lindore të AUF-së është data 11 dhjetor  2009.  Për çdo informacion tjetër mund të merrni në numrat e telefonit 2230197.

KUOTAT PER TRANSFERIM

Dega                    Kuotat
Histori                    2
Gjeografi                3
Gjuhë-Letërsi                4
Gazetari                6
Anglisht                10
Frëngjisht                2
Italisht                    2
Gjermanisht                5
Matematikë                10
Fizikë                    10
Inxhinieri Matematike dhe Informatike    10
Biologji                    2
Kimi                    1
Informatikë                6
Punë Sociale                2
Filozofi                    1
Sociologji                1
Psikologji                7
Shkenca Politike            9
Drejtësi                    90
Mjekësi                    10
Stomatologji                15
Farmaci                10
Infermieri e Përgjithshme        22
Mami (Infermieri)            5
Fizioterapi                3
Imazheri                2
Administrim-Biznesi            22
Ekonomiks                3
Financë Kontabilitet            22
Administrim Biznesi (Turizëm) Sarandë    3
Gjithsej                300

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›