E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimorët, gjoba bizneseve në gjithë Shqipërinë

/>Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet strukturave të saj, Drejtorisë së Investigimit tatimor, Sektorit të zbatimit ( Task-Forcë) gjatë 2 muajve të fundit, ka vazhduar kontrollet në subjekte me aktivitet të ndryshëm, me qëllim uljen e evazionit fiskal, regjistrimin e subjekteve të paregjistruara të cilat ushtrojnë aktivitet dhe nuk paguajnë detyrimet tatimore, verifikimin e deklarimit të punonjësve në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore, evidentimin e punonjësve të padeklaruar,etj.
  Sipas burimeve të kësaj Drejtorie, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar kontrolle në 3206 subjekte në disa rrethe të vendit si Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Shkodër, Lezhë, etj.  Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur gjithsej 474 gjoba me vlerë 13 690 000 lekë si dhe janë konfiskuar mallra në 63 raste. Në 60 prej rasteve, konfiskimi është kryer për mospajisje të mallit në lëvizje me faturë tatimore shitjeje sipas legjislacionit tatimor në fuqi, ndersa në 3 raste të tjera për mospajisje të mallit të llojit pije alkoolike me pullë akcize të miratuar nga Ministria e Financave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i rikujton të gjithë tatimpaguesve, detyrimin ligjor të pajisjes së mallit në lëvizje me fature tatimore shoqërimi ose shitjeje, cilat mund ti tërheqin pranë Drejtorive Rajonale Tatimore. Në rast të kundërt subjektet do të përballen me penalitetet sipas Legjislacionit Tatimor në fuqi. Janë evidentuar 129 raste të subjekteve të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të cilat janë penalizuar në bazë të Legjislacionit në fuqi me vlerë totale prej 3 225 000 lekë. Me qëllim evidentimimin e e punonjësve të padeklaruar dhe përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë zhvilluar kontrolle, kryesisht në subjekte me aktivitet: ndertim, fason, bar-kafe, restorante, llotari sportive dhe lojra fati, klinika mjekësore etj, gjatë të cilave janë gjetur 700 punonjës të padeklaruar për të cilët janë vendosur gjoba në masën 7 010 000 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›