PD mbledh Kuvendin. Sot miratohet programi
TIRANE- Pas miratimit të listës së deputetëve, ky është takimi i parë i Berishës me delegatët e tij, por nuk pritet të bëjë ndonjë analizë për procedurën e përzgjedhjes. Kryeministri Berisha do të prezantojë sot në Kunvedin e PD-së programin i cili është hartuar nga njerëz të afërt të kryeministrit Berisha.
Prioritetet e programit do të jenë infrastruktura rrugore, ndërtimi dhe rindërtimi i shkollave, punësimi, vëmendje ndaj të rinjve dhe dy pikat e rëndësishme, reformat për të marrë statusin e vendit kandidat dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.
Berisha e thirri këtë kuvend zgjedhor vetëm për programin dhe shmangu kështu një përplasje të ashpër mes klaneve në Partinë Demokratike për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Berisha premtoi përfundimin e zgjedhjeve të brendshme në PD, pak para mbajtjes së zgjedhjeve. Por, pa ndonjë vendim zyrtar, ai e shtyu këtë kuvend, duke mos dashur që klanet e tij të përplasen pikërisht në muajin qershor.
(s.g/BalkanWeb)