Transformohet shkolla 9-vjeçare në Çukë të Sarandës me ambiente moderne

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare në Çukë (Sarandë) është rinovuar tërësisht, duke ofruar ambiente më moderne, të sigurta dhe funksionale për nxënësit dhe stafin mësimor.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, që garantojnë kushte bashkëkohore për nxënësit he stafin mësimor.
“Shkolla 9-vjeçare në Çukë të Sarandës e transformuar, për të ofruar ambiente moderne, të sigurta dhe funksionale për nxënësit dhe stafin mësimor”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se ky është investim i bashkisë Sarandë me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit.
Ndërhyrja përfshin rinovimin e ambienteve mësimore dhe të terreneve sportive, duke krijuar kushte më bashkëkohore për zhvillimin edukativ dhe sportiv të fëmijëve.
1 nga 7/m.m/j.p/r.e/