Nevoja për lexim integral
Hartimi dhe zbatimi i programeve për përballimin
e krizës globale financiare e
ekonomike është një ndër sfidat kryesore
të këtyre muajve të qeverive të
vendeve më të zhvilluara të botës, ashtu sikurse,
për shkak të kësaj krize po lënë postet e tyre një
numër qeverish apo ministra të Ekonomisë e të Financave
në disa vende të tjera (Lituani etj.).
Dy ditë më parë, u zhvillua edhe një takim informal
përgatitor në Berlin i liderëve evropianë, me
synim bashkërendimin e reagimit ndaj krizës dhe
rënies ekonomike në njëzetë vendet më të zhvilluara
të botës, takim që do të mbahet në muajin prill,
në Londër. Jashtë kontekstit të zhvillimeve
botërore antikrizë, në vendin tonë, ditët e fundit u
publikua nga shumica e mediumeve vendase një
"sihariq" i ri mbi parashikimin e zhvillimeve në
2009-ën për vendin tonë - një raport i fundit i "Global
Insight", në të cilin Shqipëria renditet "vendi i
parë në Evropë dhe i dhjeti në botë për rritjen e lartë
ekonomike" gjatë këtij viti. E si në të gjitha rastet,
kur vendi ynë përmendet për mirë, nuk mungoi
edhe "përshëndetja" e radhës e qeverisë shqiptare
(http://www.keshilliministrave.al). Nuk ka dyshim
që qytetarët e këtij vendi nuk mund të mos i gëzojë
çfarëdo arritjeje në fushën e ekonomisë, aq më
tepër kur këtë e thonë ata "të mëdhenjtë" e, ne,
qytetarëve shqiptarë nuk na mbetet gjë tjetër
veçse të korrim frutat e mbjella (virtualisht) në …
internet (edhe ato virtuale, kuptohet).
Një deklarim nga të huajt, edhe kur paguhet "sa
frëngu pulën" me taksat e qytetarëve nga buxheti
i varfër i shtetit të tyre është gjithnjë më i besueshëm.
Nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as
konferencat ndërkombëtare, as forumet e kushtueshme
e zhurmëmëdha, si ai i Davos-it etj. Mjerisht
edhe në këtë rast, "kultura e vartësisë" ndaj
gjithçkaje të huaj dominon dukshëm sjelljen politike
të klasës politike drejtuese të vendit tonë. Si
ekonomist, isha kurioz për të parë "të renë" e këtij
raporti. E para, se në ndryshim nga konstatimi i
keqpërdorur publikisht me sondazhet i "arritjeve
spektakokale" të këtyre dy-tre viteve të fundit, në
raportin e komentuar të "Global Insight" flitet për
vitin 2009 dhe nëse me këtë rast bëhet një parashikim
optimist, tejet optimist për ekonominë e vendit
më të varfër të Evropës (siç është në të vërtetë
vendi ynë), deri këtu nuk ka asgjë të keqe.
Në fund të fundit, nuk është vetëm qeveria me
propagandistët mediatikë të saj që bën çmos të
ndërtojë shpresë dhe besim… Të tillë janë edhe kompanitë
që ofrojnë konsulencë, ndër të cilat "Global
Insight" është padyshim nga më prestigjiozet
në botë me dhjetëra shërbimet kryesore të saj,
duke filluar me mediat dhe reklamën, duke përfshirë
qeveritë, madje edhe ndërtimin, etj. (http://
www.globalinsight.com/Consulting).
Së pari, me gjithë dëshirën e madhe për t‘u njohur
përmes një "lexim vertikal" me burimet e informacionit
të përdorura në publikimin e dhënë në
mediumet vendase dhe përshëndetjen e qeverisë
në krye të shumicës së edicioneve të lajmeve rreth
kësaj arritjeje paradhënie për vitin 2009, qenia
kompani biznesi i "Global Insight" nuk lejonte
shumë mundësi njohjeje të këtyre burimeve. Pavarësisht
kësaj, nga lista e publikimeve të ngjashme
dhe diversiteti i fushave që mbulon veprimtaria
e kësaj kompanie rezulton se janë përdorur të
njëjtat raporte, analiza, vrojtime të përdorura edhe
gjatë vitit 2008 nga institucione të tjera ndërkombëtare
dhe qeveria shqiptare.
Për hir të së vërtetës, shumica e këtyre institucioneve
ishin "listuar" edhe në përshëndetjen e
qeverisë, duke u ndalur posaçërisht në vlerësimet
e Bankës Botërore mbi "Lehtësitë e të bërit Biznes"
dhe ato të "Transparency International" mbi
reduktimin e korrupsionit në Shqipëri. Me këtë unë
nuk dëshiroj të kontestoj besueshmërinë dhe vullnetin
e këtyre institucioneve për të nxitur reformat
dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vendin
tonë. Por të vë në dukje se analiza që referon vendin
tonë dhe klasifikimin në fjalë bazohet në
raporte, analiza, publikime apo të dhëna statistikore
të "të tretëve", dhe për hir të së vërtetës, një pjesë
e mirë e këtyre të dhënave "prodhohen" nga vetë
qeveria dhe institucionet vendase relativisht të besueshme
të kontrolluara prej saj (INSTAT etj.).
Me fjalë të tjera, në vend që të përshëndeste INSTAT-
in dhe institucione të tjera shqiptare që mund
dhe duhet të bëjnë publike sipas ligjit ecurinë e
ekonomisë dhe prognozën e zhvillimit të saj, qeveria
nuk bën gjë tjetër veçse shpenzon edhe disa qindra
mijëra dollarë për reklamë e propagandë ndërkombëtare
duke përshëndetur "jehonën" e zërit të vet…
Së dyti, të dhënat e përdorura për klasifikimin e
vendeve sipas "Global Insight" bazohen gjerësisht
edhe në vlerësimet e CIA-s për vende të veçantë,
vlerësime që për Shqipërinë i përkasin vitit 2008 dhe
si datë për burimin më të fundit të tyre kanë muajin
shtator 2007. Pra, bëhet fjalë kur nuk kishte
ndodhur as tragjedia korruptive dhe njerëzore e
Gërdecit, kur nuk ishin shpallur si model i "zhvillim-
it kapitalist shqiptar" bizneset e tipit Fazliç, kur nuk
ishin prishur ende shtëpitë e fshatarëve në Jal e të
tjera "hynere" të njohura dhe panjohura si këto.
Së treti, për secilin vend të analizuar, "Global Insight"
në partneritet me institucione të tjera vlerësimi,
përveç treguesve analitikë ofron edhe disa
"Fakte Kryesore", ndër të cilët edhe Klasifikimin e
Riskut të Vendit; Lehtësinë e të Bërit Biznes dhe Indeksin
Global të Konkurrueshmërisë. Sikurse ka
qenë bërë e ditur më parë, Shqipëria renditet në
vendin e 86 nga 178 vende pjesëmarrëse në Lehtësinë
e të Bërit Biznes dhe në vendin e 108-te nga 131
vende në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë.
Ndërsa treguesi i Klasifikimit të Riskut e renditi Shqipërinë
në grupin D. D.m.th nga shtatë grupe risqesh
(A1, A2, A3, A4, B, C, D) vendi ynë është në
grupin e fundit. Klasifikimi bazohet në dy grupe
modulesh vlerësimi që janë: cilësia e informacionit
të vlefshëm mbi kompanitë dhe mbrojtja ligjore që
ju jepet kreditorëve, si dhe një modul mbi cilësinë e
kuadrit institucional. Në këtë klasifikim, grupi i parë
- A1 (risku më i ulët) kryesohet nga Gjermania dhe
lista e vendeve mbyllet me SHBA-të. Grupi i fundit
- D, ku bën pjesë edhe vendi ynë (risku i më lartë)
përfshin vende të tilla të rajonit si Serbia, Maqedonia
dhe Bosnjë-Hercegovina, ndonëse dy të parat
janë në një pozitë më të favorizuar (klasifikim më
të lartë) se vendi ynë.
Ja përse raportet e ndërkombëtarëve duhen lexuar
në mënyrë integrale dhe duhet të hiqet dorë nga
politizimi i panevojshëm i të dhënave të ofruara
thjesht për qëllime elektorale të fushatës zgjedhore
të saponisur, qoftë edhe kur besueshmëria e tyre
është e diskutueshme. Në fund të fundit, marrja e
masave antikrizë kërkon thellimin e reformave
ekonomike dhe ligjore, dhe politizimi në çfarëdo
forme, duke përfshirë edhe "përshëndetjen" e cituar
më lart nuk bën gjë tjetër veçse "nanuris" qytetarët
dhe bizneset dhe dëmton besueshmërinë e tyre
ndaj institucioneve të shtetit, duke filluar me qeverinë
dhe me propagandën e saj të kushtueshme.
Ja përse përgatitja, diskutimi dhe paraqitja në
Kuvendin e Shqipërisë i një plani antikrizë mund të
ndihmojë që përballjen më të mirë me krizën, që shqiptarët
e mbetur pa bukë për shkak të saj të mund
të mbijetojnë dhe të qeverisen me më të mirën e
mundshme në kushtet aktuale të ekonomisë sonë
kombëtare. Ndërsa financimi i raporteve dhe lufta
mediatike për të trullosur më tej qytetarët (jo pak të
trullosur nga kriza aktuale) nuk bën gjë tjetër veçse
rrit koston e kësaj të fundit dhe bashkë me të edhe
mjerimin e familjeve shqiptare…