E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca, goditja absolute kundër korrupsionit

07-01-2012 / *Nga Sali Berisha

Ekspozesë që bënë anëtarët e panelit, doja t’i shtoja dy fjalë rreth moshës dixhitale.
Në vitin 2005, Shqipëria kishte indeksin e penetrimit të internetit mes të të ultëve në botë, 4.8 për qind. Unë hodha  gjatë mandatit të parë idenë, e internetit në çdo shkollë, siç e ka bërë Kosta Rika dhe, me të ardhur në pushtet, nisa zbatimin e kësaj ideje.
E dyta ishte thirrja për ofertat. Në vitin 2009, Shqipëria u bë vendi i parë me thirrje ofertash në masën 100 për qind elektronike. Çfarë solli kjo? Kjo solli pakësimin e kostove me 29 për qind, solli një ndarje të thirrjeve për oferta 6 herë më tepër se më parë, së shpejti do të instalojmë sistemin e shitjeve on-line.
Dy fjale tani për korrupsionin. Sipas mendimit tim, përfundimisht është Mater-Matrix e të gjitha të këqijave të një vendi të lirë. Prandaj luftimi i tij në mënyrë të përhershme  është kushti “sine qua non” për konsolidimin e të drejtave të njeriut, sepse nuk ka asnjë faktor tjetër që i prek të drejtat e njeriut në një shoqëri të lirë përveçse korrupsioni.
Së dyti, për të luftuar varfërinë.
Së treti, për të përshpejtuar dhe përmirësuar klimën e biznesit, çka është thelbësore për një vend. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, besoj se njeriu është lindur lakmitar.  Lakmia e njeriut qëndron në genet e tij, në kromozome, por besoj se njeriu duhet mbrojtur që të mos bëhet i korruptuar. Duhet mbrojtur. Atëherë transparenca është  ndoshta rruga më e mirë për ta mbrojtur, flas së pari në sektorin publik. Ekziston edhe te privatët, por ky është problem më vete.
Në sektorin publik vendosja e transparencës duhet kryer në çdo hap përmes procedurave dixhitale, që përbëjnë ndoshta një nga mjetet me efikase kundër korrupsionit. Kjo e bllokon atë absolutisht. Ka një realitet për miqtë e mi afrikanë, ka një të vërtetë:  qytetërimi botëror ka pasur një personalitet që quhej Martin Luter.
Unë jam mysliman, por e adhuroj këtë njeri. Pse? Sepse ai shpëtoi qytetërimin botëror nga korrupsioni, jo atë evropian. Nuk ka rëndësi në beson apo jo nga ana fetare, ai ka dhënë ndikimin e tij. Mirëpo vendet tona nuk e njohën Reformën, nuk i njohën as pasojat e Reformës, prandaj, në vendet tona, korrupsioni  është një problem shumë me thelbësor. Prandaj ne, pa i hedhur sytë të kopshti i tjetrit, le të shohim se pari kopshtin tonë.

*Fjala e Kryeministrit dje në panelin me temë “Modele të Reja Rritjeje”, që u mbajt në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Novacion”, i cili po zhvillohet në Paris nën kujdesin e qeverisë franceze.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›