Transparenca ne gjyqesor ngrihet Qendra e Dokumentimit Gjyqesor

Qellimi mbledhja e te gjitha vendimeve gjyqesore te Shkalles se Pare dhe Apelit dhe gjetja e tyre ne internet nga te interesuarit. Ngritja e qendres e rendesishme per gjyqtaret dhe publikun
Transparence ne gjyqesor permes dixhitalizimit te vendimeve te dhena ne dy shkalle te gjyqesorit shqiptar. Ky eshte qellimi i projektit te financuar nga qeveria spanjolle ne ndihme te Keshillit te Larte te Drejtesise nje projekt qe eshte prezantuar dje nen kujdesin e kreut te keshillit dhe njekohesisht edhe kreu i shtetit z. Bamir Topi. Kjo veprimtari u organizua ne kuader te projektit Mbeshtetje ne forcimin e sistemit gjyqesor ne Shqiperi te Agjencise Spanjolle te Bashkepunimit Nderkombetar per Zhvillim. Ne te ishin te pranishem kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj kryetarja e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica prokurorja e Pergjithshme Ina Rama zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise se Mbreterise se Spanjes perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone si ambasadori hungarez Sandor Molnari ambasadorja gjermane Karola Myler-Holtkemper ambasadori i ri i OSBE-se Eugen Volfart kryetare nga te gjitha gjykatat e vendit gjyqtare juriste etj. Kreu i KLD-se i cili eshte edhe njekohesisht edhe kreu i shtetit vleresoi ne fjalen e tij ngritjen e qendres si mjaft te rendesishme per aksesin qe do te kene gjyqtaret por edhe publiku. Gjithashtu numri nje i KLD-se e cilesoi si mjaft me rendesi edhe per nje fakt tjeter pasi institucionet shqiptare do te kene mundesi te konsultohen online me vendimet e dhena nga gjyqtaret. Nderkohe qe edhe me te rendesishme e artikuloi ne fjalen e tij kreu i shtetit ngritjen e kesaj qendre per politiken dhe politikanet te cilet artikulimet me vendimet e tyre me mesazhet e tyre do ta bejne me te bazuar do ta bejne me pika referimi te shendosha te qarta dhe institucionale dhe kjo jepet nepermjet ketij projekti. Nje tjeter faktor i rendesishem sipas z. Topi eshte se projekti do ti sherbeje gjithe publikut ne teresi dhe partnereve qe ne raportet e tyre patjeter marrin ne konsiderate edhe performancen e sistemit te drejtesise.
Projekti
Projekti ka si qellim rritjen e transparences me publikun dhe rritjen e aksesit te publikut ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe ne gjykata. Ne kete kuader koleget spanjolle te KLD-se kane propozuar ngritjen e Qendres se Dokumentimit Gjyqesor. Sipas prezantuesve qendra ka si qellim kryesor mbledhjen e te gjitha vendimeve gjyqesore te gjykatave te shkalleve te para dhe te apeleve dhe berjen te mundur konsultimin e tyre nepermjet internetit nga te gjithe te interesuarit. Kjo nisme eshte edhe ne kuader te nismes qe prej vitesh kane marre 6 gjykata per te bere te mundur dixhitalizimin e veprimtarise se tyre. Sipas nenkryetarit te KLD-se z. Spahiu tashme ka ardhur koha qe publiku te verifikoje transparencen e gjykatave. Ne synojme qe ti ofrojme publikut nje mjet per te verifikuar transparencen e gjykatave dhe per te lehtesuar radhet qe krijohen ne gjykata per te marre kopje vendimesh apo informacione te tjera - theksoi ne fjalen e tij numri dy i KLD-se ndersa shtoi Askush nuk mund tu vjedhe te drejten te tjereve per te njohur realitetin dhe te verteten. Gjithashtu permes kesaj qendre publiku dhe vete gjyqtaret do te kene mundesine te ballafaqojne praktikat gjyqesore. Drejtesise me dy standarde po i vjen fundi per sa kohe praktikat do te jene te detyrueshme drejt unifikimit. Dosjet gjyqesore nuk do te lidhen me me spangon e nje viti me pare per ti zene me pas pluhuri por do te jene pjese e analizave permanente dhe monitorimi vazhdues - shtoi me tej z. Spahiu.