Transparency International Albania kërkon transparencë për CV-të e kandidatëve për deputetë
TIRANE-Transparency International Albania ka reaguar dje për listat e kandidatëve për deputetë duke kërkuar publikimin e plotë të të dhënave të shtetasve që aspirojnë të bëhen ligjvënesit e ardhshëm. Në një konferencë të mbajtur sot për shtyp, TIA në kuadër të mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë u drejtoi një apel partive politike
që pretendojnë të jenë pjesë e ardhshme e parlamentit shqiptar që të publikojnë CV-të
e kandidatëve. “Me afrimin e datës së zgjedhjeve, Transparency International Albania vlerëson si tepër të rëndësishme transparencën e partive politike në vend, për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Transparency International Albania i bën thirrje partive politike të bëjnë publike CV e kandidatëve që do të kërkojnë të përfaqësohen në Kuvendin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin për shtyp të TIA-s”- deklaroi juristi Endri Shabani. TIA ka shpjeguar se qëllimi i kësaj kërkesë është në favor të publikut shqiptar, që ky i fundit të jetë mirinformuar në kohë për personin që do të zgjedhë si deputet të ardhshëm që do t’a përfaqësojë më pas elektoratin e tij në sallën e Kuvendit. TIA kërkon që transparenca ndaj kandidatëve të shkojë edhe përtej CV-ve, deri në biografitë dhe pasuritë e tyre aktuale. Sipas Shabanit me bërjen publike të biografive të kandidatëve
TIA synon që mandatatet e deputetëve të mos jenë peng i presionit financiar apo cfarëdo presioni tjetër, por vetëm shprehje e vullneti të votuesve. Ndër të tjera ai shpjegoi se kjo nismë ka si qëllim që në ditë e zgjedhjeve, 28 qershor të ndalohet blerja e mandateve të deputetëve. ”Me këtë nisëm TI synon që të minimizohen shanset që në Kuvendin e ardhshëm të futen njerëz, të cilët e kanë blerë postin e deputetit; njerëz të paarsimuar; njerëz me diploma të falsifikuara; njerëz më preçedent penal; njerëz që komunikojnë me një zhargon rruge; njerëz pa kotribute në zhvillimin e shoqërisë; njerëz që kërkojnë të kapin shtetin, njerëz që nuk i kanë sytë te e ardhmja por te të ardhurat”, citohet në njoftimin për shtyp të TIA-s. Gatishmëria e Transparency International Albania shkon edhe më tej. TIA për të ndërmjetësuar në rritjen e transparencës në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, duke ndërtuar një uebsit ku të publikohen
CV-të e çdo kandidati për deputet, deklarimin e pasurive, kontributin e tij shoqëror dhe
si mendon ai të kontribuojë duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Reagimi i TIA vjen në prag të përgatitjes së listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politikë në vend.