Transparency International Marschall: “Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik”
Autori i Lajmit: Redaksia
Miklos Marschall, drejtor ekzekutiv i Transparency International (TI) vlerësoi se korrupsioni në Shqipëri kërkon një luftë dhe angazhim të përbashkët të klasës politike, të institucioneve si dhe nga shoqëria civile.
Deklarata e Marschall u bë dje paradite pas një takimi që pati në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp. Drejtori Ekzekutiv theksoi se vërejti se qeveria po tregohet e angazhuar në luftën kundër korrupsioni, fenomen që, sipas tij, është evident në të gjitha vendet postkomuniste. “Unë ju kuptoj shumë mirë, e kuptoj situatën e Shqipërisë si një vend postkomunist, sepse vij vetë nga një vend i tillë”.
Për Marschall, janë 3 komponentët që luftojnë në rrënjë korrupsionin dhe që ai shpreson se do të japë efektet e duhura në Shqipëri. “Së pari, duhet të ekzistojë një vullnet politik, dmth, udhëheqja politike duhet të jetë e angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Së dyti, nevojat për luftën kundër korrupsionit vazhdohen paralelisht me reformat e tjera në fushat ekonomike etj. Dhe këtu theksoj që institucionet duhet të punojnë së bashku, pasi në rast të kundërt zhvillohet korrupsion. Së treti, dhe pika më themelore për mendimin tim, nevojitet një shoqëri e fortë civile, e cila duhet të bëjë trysni që të marrë përsipër angazhime të tilla”,- theksoi Marschall. Lidhur me pyetjen se "a është bërë punë me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri", drejtori Ekzekutiv i TI-së theksoi se në vendin tonë, pavarësisht konflikteve të nxehta politike, udhëheqja politike ka shprehur angazhimin në luftën kundër korrupsionit. Nga ana e tij, në këtë konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për aktivizimin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010