E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transplanti organeve, serbët paraqesin dëshmi të rreme

13/08/2009  RTK zbulon spiunët: Orfonin 100 mijë euro për të shpifur kundër Shqipërisë

Hetimet dhe akuzat për transplant të organeve të ushtarëve serbë, kanë marrë një tjetër rrugë. Tashmë është pala serbe e cila është vënë para akuzave për shpifje dhe manipulim të dhënash duke stimuluar akuza të rreme.

Radiotelevizioni I Kosovës ka paraqitur dje xhirime ekskluzive të bisedave të tre spiunëve serbë të arrestuar dy muaj më pare. Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar xhirime ekskluzive ku shihen tre spiunët serbë duke biseduar rreth blerjes së dëshmive të rrejshme. Nga bisedat vërtetohet se të arrestuarit ofronin shuma të mëdha parash në këmbim të dëshmive të rrejshme për transplantim organesh, për të cilat ata thonë se Qeveria e Serbisë do të paguaj deri në 100 mijë euro.

Në xhirimet ekskluzive të Radio Televizionit të Kosovës, të emetuara në lajmet qendrore të datës 11 gusht (mbrëmë) shumë qartë paraqiten tre spiunët e arrestuar serbë duke iu premtuar shumat e parave personave për të cilët ata kanë shpresuar se do të dëshmojnë rrejshëm për gjoja transplantimin e organeve.

Në pyetjen e një “dëshmitari” se kush do i paguaj paratë, individi apo shteti, spiunët serbë përgjigjen shumë qartë se këtë do ta bëjë shteti i Serbisë, respektivisht Serbia. Kjo është çështje e kryer, thotë njëri prej tyre dhe se nuk do të ketë kurrfarë problemesh, por se për këtë është e domosdoshme njëfarë procedure.

Igor Juçinac, serb kosovar, Millutin Radonoviq dhe Predrag Zheljkoviq – shtetas të Serbisë, të arrestuar si spiunë tash më edhe përmes fakteve vizuale, vërtetohet t’iu kenë ofruar personave shuma të majme parash në këmbim të deklaratave të rrejshme për transplantim organesh.

Tërë materiali ekskluziv mund të shikohet në ëeb faqen e RTK, duke klikuar në linkun

Përkatëse. Ndërkohë që në Shqipëri vetëm dy ditë më parë banorët e shtëpisë e cila nga pala serbe dyshohej si spitali për operacionet e heqjes së organeve, kanë bllokuar hetimet e Këshillit të Evropës. Kjo për faktin se është e disata herë që ribëhen hetimet, ndërsa prokurorët as dokumentet që i autorizonte të kryente veprime nuk kishin marrë me vete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›