Delegatët njihen me platformën “Blushi”
13/08/2009 Kongresi i jashtëzakonshëm, kundërshtarët e Ramës takime në bazë
Stefa: Rikandidimi i Ramës paralajmëron të ardhme të zymtë në PS
Kundërshtarët e kreut aktual të PS-së Edi Rama prej ditësh kanë nisur takimet me delegatët e kongresit të kësaj partie. Kjo me qëllim diskutimin e atyre çështjeve që cilësohen si emergjente për daljen nga situata në të cilën ndodhet tashmë kampi rozë. Gjatë këtyre ditëve më aktiv në përgatitjet për kongresin e jashtëzakonshëm po shfaqet ky grupim, pasi ndryshe nga ajo pjesë e PS-së që mbështet kreun Rama, pra linjën zyrtare, ndodhet në pozita më të favorshme për shkak të përkrahjes që ka momentalisht brenda radhëve të këtij forumi.
Takimi
Afrimi i datës kur do të zhvillohet kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së ka detyruar përfaqësuesit e grupimit të njohur tashmë si kundërshtarë të kryetarit Rama t’i drejtohen bazës socialiste. Kështu, duke synuar që të sigurojnë mbështetje të gjerë brenda radhëve të delegatëve të këtij forumi, kundërshtarët e Ramës kanë ndërmarrë paraprakisht takime me ta. Anëtarja e Asamblesë së PS-së Rajmonda Stefa bëri me dije se “në themel të këtyre diskutimeve është njohja paraprake me platformën që do të paraqesë në kongresin e 29 gushtit anëtari i asamblesë së PS-së Ben Blushi. Kjo platformë përqendrohet në tri shtylla kryesore: e ardhmja staturore dhe ajo programore si dhe pozicioni i PS-së në opozitë”.
Gara
Kongresi i jashtëzakonshëm i thirrur më 29 gusht, sikundër u bë me dije nga kupola rozë, do të diskutojë dhe më pas do të kalojë për miratim vendimet e Asamblesë Kombëtare. Nisur nga këto vendime, do të jetë ky forum që do të hapë garën për kreun e ri të Partisë Socialiste. Kjo pasi në respektim të statutit të kësaj partie Ramës iu ndërpre mandati për një post të tillë dhe është ky forum ai që do të administrojë kandidaturat pjesëmarrëse në garë. Referuar një gare të tillë, socialistja Stefa gjykoi se “një rikandidim i Ramës paralajmëron një të ardhme të zymtë në PS, duke shënuar kështu dhe disfatën e radhës për socialistët”. Në një përfundim të tillë kanë arritur të gjithë zërat që tashmë radhiten si kundërshtarë të kryetarit Rama. Ndërkohë i vetmi që ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të PS-së është deputeti socialist Arben Malaj, i cili nuk ka vonuar të bëjë publike pikat kryesore ku do të përqendrohet platforma e tij. “PS-ja pa një vizion të qartë, pa koalicione në rritje dhe pa një lidership që i maksimizon të gjithë aktorët e saj dhe jo thjesht ka një pushtet absolut në dorën e tij do të jetë e vështirë që ne do të jemi optimistë në sfidat e ardhshme të PS-së”, - vlerësoi Malaj. Njëkohësisht, sipas tij, në rrugën e re në opozitë, kryetari i ardhshëm i PS-së pa dyshim që do të këtë rol kyç.
Statuti
Kundërshtarët e Ramës kërkojnë të ndërhyjnë në statut mbi pozicionin dhe kompetencat e kryetarit, duke saktësuar në të faktin se pas dorëheqjes për shkak të humbjes në zgjedhje, atij të mos i jepet e drejta për të rikandiduar më për këtë post. Kërkesat për ndryshime statutore lidhen me dimensionin parlamentar, ndërkohë që do të kërkohet që përmes ndryshimeve të përcaktohet që PS-ja të jetë një parti më e majtë.
Kongresi
Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste do të përplasë mes tyre dy grupimet e krijuara tashmë brenda kampit rozë. Këto dy grupime pritet të paraqiten në këtë forum me dy platforma, ku linja zyrtare, pra ajo e kryesuar nga Rama, të paraqesë për diskutim dhe miratim vendimet e Asamblesë Kombëtare, ndërsa grupimi tjetër, të etiketuar tashmë si kundërshtarë të kryetarit aktual Edi Rama, do të paraqesin një tjetër platformë.