Transplantimi i veshkave, çifti i 3-të niset për në Bari
Pas dy çifteve të para që kryen transplantimi e veshkave në Bari të Italisë, tashmë është përcaktuar edhe çifti i 3-të që pritet të niset në shtator. Mjekët shqiptarë të QSUT-së, kanë realizuar me sukses ditët e fundit operacionin e dytë të transplantimit të veshkave në Klinikën Universitare të Barit, ndërkohë që operacioni i tretë do të kryhet brenda muajit të ardhshëm.
Në bazë të programit INTERREG III, mjekët shqiptarë po trajnohen me ata Italian për marrjen e eksperiencës në kryerjen e transpaltimit të veshkave në Shqipëri, në klinikën që po përgatitet në QSUT. Konfirmimi vjen nga Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia, i cili e ka vlerësuar të suksesshëm ecurinë e projektit mes pas shqiptare dhe asaj italiane. Transplantimi i parë renal u konkretizua në fillim të vitit nga një ekip i kombinuar mjekësh shqiptarë dhe italianë, nën drejtimin e mjekëve italianë, prof. Selvaggios dhe Bataglias. Në operacion kanë marrë pjesë dhe një ekip i gjerë mjekësh (13) nga Shqipëria, me praninë e Prof. Mustafa Xhani, Nestor Thereska, Sulejman Kodra, kryesuar nga Dr. Bardh Spahia. Aktualisht, në vendin tonë 150- 180 pacientë i nënshtrohen dializës, pasi vuajnë nga sëmundja e veshkave.
6 Gusht 2008