Transportet: Tuneli, s'ka rrezik per udhetaret
Fatjona Mejdini
Situata ne tunelin Thirre-Kalimash nuk perben asnje rrezik per udhetaret, pasi ky tunel eshte mbyllur dhe do te rihapet vetem ne momentin kur do te kene perfunduar te gjitha punimet ne te. Kjo ishte deklarata qe beri dje Ministria e Transporteve, pas reagimeve te here pas hershme te Partise Socialiste, ne lidhje me nje shembje qe ka ndodhur pak dite me pare ne tunelin e rruges Durres-Kukes. Ne nje deklarate per median, zedhenesja e Ministrise se Transporteve, theksoi se ne oret e para te dates 5 Nentor, ka ndodhur ne galerine jugore te tunelit nje renie te masivit shkembor, si pasoje e fenomeneve gjeologjike te struktures shkembore. Por ne menyre te qarte, nga Ministria e Transporteve theksohet se asnje nga punonjesit e kompanise nuk eshte demtuar dhe nuk ka pasur deme ne mjete. Kjo ministri, shpjegoi se renia e masivit shkembor ka ndodhur ne galerine jugore dhe se kjo galeri nuk ka qene asnje dite e hapur per trafikun rrugor. "Fenomene te tille jane frekuente ne punimet ne tunele. Rrjedhimisht, situata nuk paraqet asnje rrezikshmeri, pasi tuneli, sikurse ju kemi njoftuar me pare, do te hapet vetem pasi te jene perfunduar te gjitha punimet", theksoi zedhenesja e kesaj ministrie ne nje deklarate per mediat. Me heret, zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, perseriti kerkesen e saj per transparence nga ana e Ministrise se Transporteve ne lidhje me shembjen e ndodhur ne tunelin Thirre-Kalimash. "Ministri Olldashi, qe eshte personi direkt pergjegjes per kete ceshtje nuk nguron te dale e te flase mbi gjithcka, madje edhe per lulishtet ne Tirane dhe hesht per nje prej detyrave kryesore te tij. Ne sot vazhdojme t'i kerkojme Ministrit, te zbardhe cfare fshihet pas ngjarjes ne tunelin e Kalimashit", kerkoi ne menyre te perseritur zedhenesja e PS-se, ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne kete tunel. Prej kohesh, tuneli Thirre-Kalimash eshte nxjerre jashte funksionimit, per shkak te disa defekteve qe jane vene re ne strukturen e brendshme te tij. Ministri e Transporteve ka deklaruar vetem mbylljen e ketij tuneli per kalimin e qytetareve, por nuk ka caktuar asnje date ne te cilen pritet rihapja e tij per levizjen e lire.
Tuneli u perurua nga Berisha dhe homologu turk, Erdogan
Me 25 qershor te ketij viti, Kryeministri Sali Berisha, dhe homologu i tij, turk, Taip Erdogan peruruan perfundimin e puneve ne tunelin Thirre-Kalimash ne nje ceremoni madheshtore e cila u ndoq nga mijera qytetare. Me heret, nje ceremoni tjeter per hapjen e tunelit ishte kryer nga kryeministri Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaci. Ky tunel ka nje rendesi te madhe per aksin rrugor, Durres-Kukes, pasi shkurton pjesen me te madhe te distances mes Shqiperise dhe Kosoves. Me ndertimin e rruges Durres-Kukes, distanca mes Tiranes me Prishtines, do te shkurtohet ne 65 kilometra. Nga 330 kilometra qe ishte distanca Tirana- Prishtine, tashme ajo do te jete 265 kilometer. Tuneli Thirre-Kalimash, eshte nje veper gjigante e ngritur mes maleve, qe tashme eshte shnderruar ne nje aks modern, 5.6 kilometra. Nga te dhenat zyrtare, rezulton se 33 milion meter kub material shkembor jane zhvendosur per te ndertuar kete tunel. Autostrada Durres-Kukes, 170 km e gjate, do te lidhe bregun e Adriatikut me kufirin e Kosoves dhe rajonin. Kjo do te jete lidhja me e shkurter, midis portit te Adriatikut ne Durres prane Tiranes dhe Morines ne kufi me Kosoven.