E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi i kompanive të sigurimit: Ja si ka mashtruar Anilën, një prej tyre


Anila Çelmeta është një nga viktimat e abuzimeve te Kompanive te Sigurimit ne Shqipëri. Nena e dy fëmijëve ka humbur pese vjet me pare bashkëshortin ne një aksident automobilistik dhe qe prej asaj kohe është endur dyerve te Gjykatave për te fituar dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit, raporton Vizion Plus.

Ne datën 13 gusht te këtij viti ne Gjykatën e Tiranes është marre ne shqyrtim çështja e saj, e me një vendim te formës se prere, kompania i detyrohej Aniles me një shume prej 10 milionë leke te rinj pa llogaritur, këtu përqindjet e mbledhura nder vite.

Por sipas Anila Çelmetes një nate me pas, përfaqësues te kompanisë, i kane ofruar gjysmën e kësaj shifre, pa e vene ne dijeni te vendimit te gjykatës dhe pa aprovimin e avokatit, qe e përfaqësonte. I vëllai i saj personi qe ka ndjekur edhe çështjen neper Gjykata pohon, se kompania ka përpiluar një kërkese ku thuhej se gruaja i kërkonte kompanisë 5 milionë leke te rinj edhe pse i takonte te merrte dyfishin e kësaj shume. E ne përgjigje te saj kompania ka ofruar pagesën, duke nënshkruar edhe një kontrate mes dy palëve, ku e dëmtuara heq dore nga çdo përfitim tjetër me vullnetin e saj te lire.

Ky është vetëm një nga rastet, kur Kompanitë e Sigurimit abuzojnë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›