E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tranzicioni dhe forca e Sigurise

Kosovaret kane mirepritur ndihmen ushtarake te SHBA-ve, por Forcat e Sigurise se Kosoves, qe do ta marrin kete ndihme, ende nuk jane themeluar. Faza e tranzicionit dhe miratimi i Kushtetutes, jane dy ceshtje qe duhet te perfundohen para themelimit te FSK-se. Funksionalizimi i FSK-se pritet te behet pas 4 ose 5 vjetesh. Presidenti amerikan, George Bush, ka autorizuar furnizimin e Kosoves me armatim, por ne Kosove ende nuk jane themeluar forcat qe do te pajisen me kete armatim dhe artikuj tjere mbrojtes. Qeveria e Kosoves thote se nga ana e infrastruktures ligjore, cdo gje eshte gati per themelimin e Ministrise se Mbrojtjes dhe forcave te sigurise, ashtu sic parashihet me pakon e presidentit Marti Ahtisari.
Por, per funksionalizimin e kesaj force, sipas ekspertit per ceshtje ushtarake, Ramadan Qehaja, do te duhen 4 deri ne 5 vjet. "Kjo force duhet te ngrihet me faza. Ne fazen e pare, sipas mendimit tim, duhet te shkohet me formesimin e Ministrise se Forces se Sigurise, te ngritjes se shtabit te pergjithshem te kesaj force dhe njekohesisht me formesimin e njesiteve per gatishmeri civile, per mbrojtje civile, gatishmeri emergjente, dominim dhe njesiteve qe kane te bejne me pjesemarrjen ne operacionet paqesore ne bote. Kjo eshte faza e pare", tha Qehaja.
Aktualisht, pergjegjese per sigurine e pergjithshme ne Kosove jane forcat paqeruajtese te NATO-s. Me pakon e Ahtisarit, nje pjese te pergjegjesise per sigurine do ta marrin ne te ardhmen Forcat e Sigurise se Kosoves (FSK). Nje pjese e Trupave Mbrojtese te Kosoves pritet qe te perfshihet ne keto forca, te cilat priten te themelohen ne fund te fazes se tranzicionit. Drejtori i Institutit Kosovar per Kerkim dhe Zhvillim te Politikave, Lulzim Peci, qe ne kete institut ka bere nje sere hulumtimesh mbi sektorin e sigurise ne Kosove, konsideron se ngritja e forces se sigurise do te jete e lehte, meqe, sipas tij, ka me shume se nje vit qe kane filluar pergatitjet per kete ceshtje. "TMK-ja deri me tani ka punuar shume me ekipet e NATO-s drejt shperberjes se saj dhe ndertimit te FSK-se. Eshte bere pune e madhe qe nje vit e me teper dhe sa i perket pjeses operacionale, qe eshte bere mes TMK-se dhe eksperteve te NATO-s, puna eshte ne perfundim. Ne ketu qendrojme ne aspekt operacional te pergatitjes, struktures ideore, konceptuale rreth FSK-se; ceshtjet jane gati te perfunduara, por nevojitet pjesa ligjore", tha Peci.
Sipas planit te Ahtisarit, Forcat e Sigurise se Kosoves do te jene profesionale dhe shumetnike. Kjo force do te kete 2500 pjesetare aktive dhe 800 rezerve, te armatosur me arme te lehta. Ramadan Qehaja thote se kjo force nuk do te kete arme te kalibrit te madh, meqe edhe ashtu, ushtrite e shteteve te vogla qe jane nen ombrellen e NATO-s, tashme kane filluar te lirohen nga armatimet e renda. "Kjo force e sigurise nuk mund te kete armatim te rende. Nuk mund te kete topa te kalibrave te medhenj, nuk mund te kete aviacione ofensive, raketa. Kjo force mund te jete e pajisur dhe e armatosur me arme te lehta, efektive, te cilat do te sherbejne per kryerjen e detyrave te cdoditshme te njesiteve edhe komandave te kesaj force", tha Qehaja.
Analistet per ceshtje te sigurise vleresojne se ndihma ne armatimin e FSK-se nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te jete shume dobiprurese, meqe ngritja e kesaj force do t'i kushtoje shume shtrenjte buxhetit te Kosoves. Lulzim Peci thote se sot, per te pajisur nje ushtar me te gjitha pajisjet ushtarake, duhen te pakten 8 mije euro. Ne rastin e FSK-se, sipas Pecit, do te duheshin diku 20 milione euro, pa llogaritur shpenzimet tjera.
"Rreth 20 milione euro do te duhen vetem per pajisjet personale te pjesetareve te FSK-se, plus qe vijne edhe pajisjet tjera, luftarake, logjistike, trajnimet, mirembajtja, kazermat. Te gjitha keto kushtojne me siguri sa dyfishi i buxhetit te tashem i TMK-se; me siguri 30 milione euro ne vit, per fazen fillestare po flasim, pa i llogaritur rrogat dhe ceshtjet tjera", tha Peci.
Sakaq, vendimi i Presidentit Bush per te furnizuar Kosoven me arme eshte mirepritur ne Kosove, por ka ngjallur reagime te ashpra ne Serbi dhe Rusi. Presidenti Bush ka thene se furnizimi me artikuj mbrojtes dhe sherbime mbrojtese per Kosoven do ta forcoje sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe do te promovoje paqen boterore.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›