E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pse nuk e lejojme ndarjen e Kosoves"

Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do te lejojne ne asnje menyre ndarjen e Republikes se Kosoves. Kete siguri e dha dje ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Daniel Frid, zyrtar i larte i Departamentit amerikan te Shtetit. Ai shtoi se ky nuk eshte mendim vetem i Shteteve te Bashkuara, por edhe i partnereve evropiane, duke Madje, edhe Rusia formalisht e ka hedhur poshte ndarjen e Kosoves", evidenton Frid.
Duket se Serbia po e nxit ceshtjen e ndarjes se Kosoves. Cfare pasojash kjo mund te kete per rajonin e gjere te Ballkanit dhe cka mund te bejne Shtetet e Bashkuara dhe Perendimi per ta parandaluar kete?
Ne e hedhim poshte ndarjen e Kosoves. E kemi njohur pavaresine e Kosoves dhe ate ne gjithe territorin e saj dhe njeheresh, ne kemi insistuar - dhe Qeveria e Kosoves eshte pajtuar - qe te drejtat e komunitetit serb ne Kosove duhet te respektohen. Ka pasur dhune prej faktit se tani Kosova eshte e pavarur. Me vjen keq te them, por kjo dhune ishte e nxitur nga radikalet brenda komunitetit serb te Kosoves dhe frikesohem se po ashtu ka qene e nxitur nga disa radikale nga Beogradi, qe, per fat te keq, ishte papergjegjesi shume e madhe. Ka ndodhur incidenti kryesor ne Mitrovice, ne Kosoven veriore, kete jave, qe ishte per keqardhje. Paqeruajtesit e Kombeve te Bashkuara, forca e OKB-se dhe KFOR-i, pra forca e NATO-s, ishin sulmuar me granata dhe nga armatimi automatik. Kjo ka ardhur nga radikalet serbe. Kjo ishte gje e keqe. Ne nuk do te lejojme ndarjen e Kosoves. Ky nuk eshte vetem qendrim i Shteteve te Bashkuara, por edhe i partnereve tane evropiane. Madje, edhe Rusia formalisht e ka hedhur poshte ndarjen e Kosoves. Serbia duhet te shikoje kah ardhmeria evropiane. Shpresoj se do ta beje kete.
A mund ta qartesoni, kur i permendet radikalet, a keni menduar ne radikalet e "vegjel", e jo ne Partine Radikale?
Kjo eshte e drejte. Mendova ne radikalet "e vegjel", megjitheqe disa nga retorikat qe kane dale nga politikanet ne Beograd, nuk jane shume te pergjegjshme. Shikoni, Serbia ka te drejte ne te ardhmen e saj evropiane. Populli i Serbise nuk duhet te detyrohet ne izolim. Te vetmet barriera ndermjet Serbise dhe Evropes tash jane ato qe serbet do t'i vendosin ne rrugen e tyre.
Si i vleresoni marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Rusine? A jeni me teper optimist se gjerat po levizin perpara, sesa qe ishit para takimit te zyrtareve te larte amerikane ne Moske?
Sigurisht me teper, sesa qe isha me pare. Ne nuk e dinim se si Rusia do te reagoje ndaj propozimeve tona dhe ne jemi te kenaqur se ata i moren ato me seriozitet dhe ne i paraqitem ato me seriozitet. Ne deshirojme t'i shqyrtojme shqetesimet ruse. Ka fusha ku ne kemi mospajtime me Rusine: Kosova eshte njera prej tyre dhe ka te tjera. Por, kjo nuk do te thote se ne nuk duhet te punojme si partnere, kur ne kemi interesa qe perputhen. Ne mbrojtjen raketore, sipas pikepamjes amerikane, kemi qartas interesa te perbashketa. Nese Irani ia arrin ne perpjekjet aktuale per te zhvilluar raketa balistike dhe armatim berthamor, ne kemi problem gjigant te qarte, te perbashket. Ne deshirojme te punojme me Rusine. Ne deshirojme te ndertojme ne ate qe shpresojme se do te jete nje besim i ri dhe intensiv dhe pastaj te bashkepunojme realisht si partnere te barabarte - NATO-ja, Rusia, Shtetet e Bashkuara, ne mbrojtjen raketore, qe do te na ndihmoje te gjithe neve. Pra, ne patem nje hap te mire perpara ne Moske, kete jave.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›