Tranzicioni mediatik
NgaYLBER LILI
eshtja e mediave nuk mund te shihet dhe analizohet e ndarenga konteksti shoqeror dhe politik. Formacionet shoqerore sot e gjithe ditenngerthejne ne vete pengesa nga e kaluara dhe oportunitete qe ofron e ardhmja. Por dicka duhet pasur parasysh asnje institucion nuk mund te funksionoje i izoluar nga sistemi qofte edhe ai mediatik. Pra...
ekziston nje ndervaresi dhe nderveprim ndermjet tyre. Nuk mund te flasimper media te lira nderkohe qe gjyqet jane te korruptuaranuk mund te flasim per administrate eficente aty ky
dominon fryma e militantizmit partiak nuk mund te flasim per sistem vlerash nderkohe qe i gjithe sistemi ka probleme te natyrave te ndryshme. Nderthenie te kesaj natyre ekzistojne ne te gjitha shoqerite kryesisht ato qe jane ne tranzicion. E vecoj kete aspekt meqe dramat shoqerore ndodhin ne fazen e tranzicionit. shte veshtire te ndryshojne sjelljet e njerezve konceptet e tyre intelektuale pa ndryshuar mendesine e cila ka prodhuar ligje autoritariste qe bien ndesh me parimet moderne demokratike. Dihet se ne shoqerite komuniste pluralizmi i pikepamjeve i opsioneve politikei lirise se fjales dhe shprehjes kane qene te ndaluara. Nderkaq ne shoqerite e sotme ato jane kusht pa te cilin nuk mund te kete kuptim demokracia.
Keshtu thuhet dhe duhet te ndodhe por ne rrethanat aktuale kemi te bejme me cinizem retorik qe i vleresojne parimisht keto procese. Nese themi se ne periudhen komuniste kishim nje monizem qe i dhunonte energjite dhe vlerat njerezore ne periudhen postkomuniste kemi nje problem te nje natyre tjeter pluralizmin e deformuar. Me kete perkufizim nenkuptojme relativizmin e fajit te akuzes te vleresimit te manipulimit me kete vlere te re pa te cilen nuk mund te funksionoje shoqeria moderne. Ne vend te informimit te drejte dhe objektiv kemi keqinformim te opinionit publik.
Ne keto kushte kemi nje gazetari servile jo aq ndaj pushtetit sa ndaj pronareve te mediave. Pergjithesisht mediat perballen me dy probleme faktorin e jashtem qe eshte politika dhe me ate te brendshem qe jane vete pronaret e mediave. Ne keso rrethanash media shpesh na shfaqet jo thjesht servile por edhe konsensuale. Per sa thame me lart konkludojme se cdo shoqeri ne fazen e tranzicionit perballet me rrezikun e shthurjes se sistemit te vlerave. Nese institucionet shoqerore ekonomike financiare kulturore nuk prodhojne vlera por antivlera nuk mundet te pritet qe mediat ta kompensojne kete mungese.
Privatizimi shpesh here sidomos ne fushen e tregut te lire ndikon qe te mbisundojne kriteret personale. Ai qe ka kapacitete financiare krijon mundesi qe te kete akses ndikim edhe ne afirmimin e antivlerave. Pra shfaqet fenomeni i mbisundimit te kritereve personale. Biznesmenet rishtare merren me politike me art me veprimtari mediatike. Ata blejne cdo gje moralin dijenine influencen keshtu qe krijojne nje bote te rrejshme ku ata si autoritete absolute dirigjojne qorrazi proceset e ndryshme shoqerore. Ata na shfaqennjekohesisht si tregtare shkencetare eksperte krijuesthemelojne shtepi botuese qe botojne libra nga fusha e ekonomise sociologjise krijimtarise natyrisht te shkruara nga te tjeret te cilat e shesin dijenine e tyre boseve te rinj te cilet krijojne nje kontekst shoqeror ku cdo gje shitet dhe blihet. Ne kete kazan ku cdo gje vlon nuk mund te pritet qe media ne menyre te pavarur te prodhojne vlera kombetare dhe te permbushe misionin e saj sa me aferte vertetes. Ne kete periudhe tranzicioni jane relativizuar vlerat kombetare dhe cdo gje eshte shnderruar ne mall. Per pasoje ne kete faze te zhvillimit te shoqerise modifikimit te saj transformimit nga nje shoqeri moniste ideologjike ne ate te hapur pluraliste nuk u arrit qellimi kryesor krijimi i nje shoqerie te re te bazuar mbi lirine e fjales dhe te veprimit politik. Prandaj kur flasim per mediat ne tranzicion per cilesine per pavaresine per lirine e shtypit dhe shtypin e lire duhet te merret parasysh se realitetet shoqerore ndikojne ne veprimtarine e informacionit.