E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e te Drejtave te Njeriut dhe OSBE-ja

/ /

NgaEUGEN WOLLFARTH

Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ka zgjedhur 10 Dhjetorin si nje dite te vecante per te kremtuar veprimtarite e saj ne Shqiperi. Kjo date shenon Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut dhe perzgjedhja e kesaj date si dite festimi nuk eshte e rastesishme. Kjo dite u shpall fillimisht si pervjetor i Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut dokumenti i pare i rendesishem me fuqi detyruese ne mbare boten rendesia e te cilit eshte sot po aq e madhe sa ishte menjehere pas Luftes se Dyte Boterore. Globalizimi sjell sfida te reja per shtetet organizatat dhe individet per sa i perket respektimit universal te te drejtave te njeriut. Por nese i kthehemi hyrjes se kesaj Deklarate mbetet ende po aq aktuale thenia se njohja e dinjitetit te lindur dhe e te drejtave te barabarta dhe te patjetersueshme te te gjithe anetareve te familjes njerezore eshte themeli i lirise drejtesise dhe paqes ne bote.
Dokumenti me i njohur ne kete fushe eshte Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut. Shqiperia ka bere perpjekje te admirueshme ne drejtim te respektimit te plote te kesaj konvente duke pasur parasysh ne menyre te vecante se parimet e saj jane pjese e Kushtetutes se vendit. OSBE-ja gjithashtu ka nje sere angazhimesh ne fushen e te drejtave te njeriut nder te cilat mund te permendim Aktin Final te Konferences per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe 1975 dokumentet e takimit pasues te vitit 1989 si dhe ato te Konferencave te KSBE-se per Dimensionin Njerezor te viteve 1990 dhe 1991. Ne keto dokumente vendet pjesemarrese perfshire Shqiperine kane rene dakord qe tu permbahen disa parimeve perfshire ketu respektimin e shtetit te se drejtes mbrojtjen e lirise se shprehjes parandalimin e tortures dhe trajtimin e barabarte te pakicave kombetare.
Ne baze te ketyre angazhimeve Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ka punuar aktivisht per permiresimin e mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave te njeriut. Ne momentin e mberritjes se saj ne Shqiperi ne vitin 1997 Prezenca gjeti nje vend te mberthyer nga trazirat ku respektimi i te drejtave te njeriut perbente nje problem te madh ne shume fusha. Problemet me te mprehta per sa u perket te drejtave te njeriut kishin te benin me trafikimin e qenieve njerezore shfrytezimin e grave te denuarit me vdekje kushtet e mjerueshme neper burgje veshtiresite ne ushtrimin e te drejtes se votes dhunen ne familje dhe mungesen e respektimit te te drejtave te femijeve. Pas thuajse 14 vjetesh vendi ka bere shume perparime dhe shume prej ketyre problemeve kane marre zgjidhje efikase.
Miratimi i Kushtetutes se vitit 1998 jo vetem shfuqizoi denimin me vdekje por edhe beri te mundur themelimin e nje institucioni te rendesishem per trajtimin e ceshtjeve te te drejtave te njeriut Zyren e Avokatit te Popullit. Perpara kesaj date Prezenca i shqyrtonte vete rastet e shkeljeve te te drejtave te njeriut. Ky proces perbente nje sfide te vertete per Prezencen duke qene se personeli i saj ne bashkepunim me autoritetet shqiptare duhej te hetonte raste te vecanta. Situata ndryshoi me themelimin e Zyres se Avokatit te Popullit. Kur filloi te funksiononte Zyra e Avokatit te Popullit pati nga ata qe dyshuan nese nje organ i tille do te pranohej nga publiku. Prezenca se bashku me partneret nderkombetare e mbeshteti Zyren jo vetem me asistence ligjore por edhe me trajnime dhe me ngritjen e kapaciteteve. Ky institucion e ka zgjeruar gradualisht fushen e punes se tij dhe ka treguar se eshte i afte te trajtoje ceshtjet qe lidhen me te drejtat e njeriut.
Edhe pse mbetet shume per te bere Shqiperia ka treguar se ka bere hapa perpara lidhur me adresimin e te drejtave te njeriut dhe tani po kalon nga ceshtjet e drejtave themelore te njeriut te nje vendi ne konflikt ne te drejta me specifike te qytetareve ne nje vend qe synon te arrije standarde me te larta demokratike. Prezenca vazhdimisht ka pasur interes qe te ndihmoje si autoritetet shteterore ashtu edhe shoqerine civile ne arritjen e etapave te rendesishme per sa u takon te drejtave te njeriut. Me rendesi te vecante ishte miratimi i Ligjit per Mbrojtjen nga Diskriminimi ne daten 13 mars 2010. Objektivat e ketij ligji jane parandalimi dhe ndalimi i diskriminimit ashtu si edhe zbatimi i te drejtes per barazi. Asnje grua ose burre nuk duhet te diskriminohet ne baze te races besimit fetar kendveshtrimit politik aftesive te kufizuara orientimit seksual apo ne baze te ndonje statusi tjeter. Ky ligj jo vetem qe ofron mbrojtje por ai u siguron te gjitheve mundesine qe te gezojne te drejtat e njeriut ne menyre te barabarte.
Tashme Shqiperia ka nje Komisioner per Mbrojtjen nga Diskriminimi pergjegjesia e te cilit eshte te siguroje mbrojtje efektive nga diskriminimi. Kjo zyre ashtu sikurse veproi me shume guxim Zyra e Avokatit te Popullit 10 vjet me pare po hap perspektiva te reja. Per tu bere nje institucion efektiv Komisioneri ka nevoje per mbeshtetjen e te gjithe aktoreve ne menyre qe te jete ne gjendje te zbatoje parimin e barazise ne te gjitha shfaqjet e tij. Ndersa Avokati i Popullit siguron mbrojtje per qytetaret perkundrejt organeve shteterore per here te pare ka nje institucion i cili siguron respektimin e duhur te te drejtave te njeriut te qytetareve edhe ne sferen private.
Duhet te shohim edhe sfidat me te cilat perballemi sot. Duhet te kemi parasysh femijet te ardhmen e Shqiperise. Per fat te keq ne rruget e shume qyteteve te medha ka femije qe shesin apo lypin ne rruge nderkohe qe duhet te ishin ne shkolle. Ka vajza dhe djem te cilet duke mos shkuar ne shkolle behen lehte pre e dhunes dhe abuzimit. Puna e femijeve dhe shfrytezimi eshte sot nje nga rastet me te mprehta te shkeljes se te drejtave te njeriut. Nuk duhen harruar edhe te miturit nen moshen 14 vjec te cilet kryejne krime. Edhe ata jane shpeshhere viktima dhe ne cdo rast te rrezikuar per te vazhduar jeten e krimit edhe si te rritur keshtu qe eshte e rendesishme qe te zhvillohen forma reagimi ndaj sjelljes kriminale te femijeve si ceshtje e te drejtave te njeriut dhe jo thjesht si ceshtje e zbatimit te ligjit.
Nuk duhen harruar as njerezit me aftesi te kufizuara. Shqiperia ka nenshkruar Konventen e Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njerezve me Aftesi te Kufizuara tani eshte e nevojshme te ndermerret hapi tjeter ratifikimi i Konventes qe do te sjelle ndryshimet ne ligj. Per njerezit me aftesi te kufizuara mungojne edhe sherbimet ne komunitet qe vjen si pasoje e mungeses se burimeve te percaktuara per kete qellim. Kjo kerkon bashkepunim efektiv ndermjet qeverise dhe shoqerise civile.
Nje tjeter shqetesim eshte trajtimi i romeve. Shpeshhere ata kane pune te paguara keq ose nuk kane fare pune. Romet madje edhe ata te shkolluar mire hasen rralle ne pozicione te administrates publike apo ne pozicione te tjera te rendesishme.
Prezenca ka besim se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur per sa i perket respektimit te te drejtave te qytetareve te saj dhe te drejtave te njeriut ne pergjithesi. Prezenca mbetet e gatshme ta ndihmoje vendin ne perpjekjet e tij per trajtimin e ketyre ceshtjeve dhe te punojme se bashku per nje shoqeri me te mire. Gjate dekadave te shkuara eshte bere shume gjithsesi mbetet ende shume per te bere. Duke e zgjedhur Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut si nje dite per te kremtuar punen e Prezences shpresojme te veme ne dukje rendesine jo vetem te synimit per te arritur standarde me te mira ne respektimin e te drejtave te njeriut por edhe te punes se vazhdueshme per te arritur standardet me te larta te mundshme ne cdo kohe.
Kryetar i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›