E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria qe vjen neser

/ /

NgaARMAND SHKULLAKU

Ne kete mot te veshtire te vershimeve natyrore Kosova po permbytet nga lumi i premtimeve qe ka dale nga shtrati e ka perfshire gjithe vendin. Diku me rrembim e diku me te permbajtura premtimet elektorale mund te thuhet se kane arritur rekord ne kete fushate. Aq shume sa veshtire edhe te mbahen mend. Ne vorbullen e tyre ka humbur keto dite dhe po permendet shume pak edhe nje premtim teper i rendesishem i dy lidereve kryesore Hashim Thacit dhe Isa Mustafes. Ata secili me menyren e vet kane premtuar nese fitojne qeveri te pakorruptuar. Nje kabinet te duarve te pastra ka thene se do te krijoje Thaci dhe nje kabinet te ri me asnje prej ministrave te dikurshem eshte pasaporta e Isa Mustafes si kryeminister i ardhshem.
Te dy keta lidere me kete premtim duket sikur kerkojne ndjese indirekt dhe shfajesohen per listat e kandidateve dhe permbajtjen e partive te tyre me te cilat po garojne duke shpresuar te mposhtin njeri-tjetrin. Ata nuk paten fuqi e ndoshta as kohe e vullnet te bejne ndryshimet e duhura per tu dhene me shume besueshmeri forcave politike qe drejtojne. Per rrjedhoje si PDK ashtu dhe LDK nuk hyne ne kete fushate me performancen maksimale. Ato u shoqeruan nga kritika dhe dyshime per mundesite qe ofrojne per te ndryshuar per mire veten dhe gjendjen ne Kosove. Mbi PDK renduan akuzat per perfshirje ne lista te njerezve nen hetime ndersa per LDK se vazhdonte te mbetej nen dominimin e gardes se vjeter.
Thaci e Mustafa pavaresisht autoritetit qe rrezatojne ne elektorat brenda partive te tyre me shume u pane si peng sesa si motore te fuqishem te ndryshimeve. Argumentet se nuk nderrohet ekipi fitues vlerat e se shkuares shifrat se listat jane rinovuar kaq apo aq per qind etj. nuk ishin bindese. Ne PDK kreun e mbajten te vjetrit depertuan pak te rinj ne vendet poshte dhe u ftuan figura te partive te tjera qe deri dje ishin akuzuar per korrupsion. Ne LDK figurat e konsumuara mbeten po aty fryma e vjeter i beri bllokade Uke Rugoves dhe e dergoi ne nje tjeter parti. Por po te mos ishte per Isa Mustafen kjo parti nuk kishte arsye te hynte ne garen zgjedhore. Keshtu sa do qe u perpoqen Hashim Thaci e Isa Mustafa per ta tejkaluar kete moment mosndryshimi dhe dominimi i se vjetres ishte handikapi kryesor i forcave te tyre politike.
Duke qene te vetedijshem per kostot elektorale te nje performance te tille Thaci e Mustafa bene nje premtim Qeverine e paster pas 12 dhjetorit. Ne nje fare menyre ata premtuan te bejne ne te ardhmen ate qe nuk munden ta bejne perpara zgjedhjeve. Ndryshimet ne qeveri mund te cojne edhe ne ndryshime ne parti por normalisht veprohet anasjelltas. Te dy lideret kryesore politike duket sikur kerkojne tu thone qytetareve qe na jepni voten sepse me pas do te ndodhe edhe pastrimi.
Por sa i besueshem eshte ky premtim Ndersa Isa Mustafa mund te gjeje nje lloj justifikimi tek faktori kohe per Thacin eshte akoma dhe me e veshtire. Te dy formacionet politike duken te betonuara dhe hapja e tyre ngjan me nje mision te pamundur edhe pas 12 dhjetorit. Garda e vjeter nje grup politikanesh te mesuar tashme me privilegjet e pushtetit dhe shume perfitime te tjera duket sikur kane bere nje marreveshje te heshtur per te mbajtur fort njeri-tjetrin. Thaci e Mustafa e kane me te lehte te emocionojne turmat e te mbledhin vota sesa te perballen me rezistencen e ndryshkur brenda partive te tyre. Ky do te jete problemi kryesor me te cilin do te ndeshet cdo perpjekje per te pasur nje qeveri te paster ose me njerez te rinj ne Kosove.
Thaci e Mustafa duket se i kane duart te lidhura edhe per nje arsye tjeter. Sipas sondazheve e anketimeve asnjeri prej tyre nuk mund te fitoje nje shumice bindese qe do ta lejonte te qeveriste i qete. Nje qeveri qe do te kishte nje opozite te forte si LDK ose PDK duke i shtuar edhe energjine e Vetevendosjes konsiderohet teper delikate dhe e rrezikuar ne cdo kohe te binte. A mund te mendoje ne keto rrethana kryeministri i ardhshem te hape edhe nje front te ri brenda forces se tij politike per te prodhuar nje qeveri te paster dhe pa njolla nga e kaluara
Teper e veshtire. Prandaj edhe premtimi i Thacit e Mustafes qe ka humbur ne lumin e madh te premtimeve eshte e pamundur te mbahet. Prandaj dhe perkrahja per forcat e reja si Vetevendosja qe deklarojne jo mosperfshirje ne qeveri por burgim per politikanet e korruptuar po behet me e madhe. Kryeministri i mandatuar pas 12 dhjetorit do te gjendet nen presionin e numrave per te bere shumicen nen ankthin e nje koalicioni te brishte dhe nen grykesine e te veteve per tu bere ministra. Ne keto kushte nuk eshte cudi qe te rikthehet koalicioni i shkuar. Dhe keshtu bashke me qeverine e paster do te perfundonin ne ujerat e turbullta te premtimeve edhe deklaratat per mosqeverisje me Hashim Thacin dhe me ata qe braktisen institucionet. Nje qeveri e paster ne Kosove ka pak shanse te linde edhe pas 12 dhjetorit. Ajo duhej te kishte nisur te ngjizej kohe perpara jo me premtime por duke mbjelle faren e re dhe shkulur rrenjet e vjetra.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›