E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trapattoni: Futbolli italian është poshtëruar

Përzgjedhësi i Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni, është i turpëruar me ngjarjet e viteve të fundit në futbollin italian.

“Në çdo moment, ne kemi nga një befasi në Itali. Është e qartë se ne jo vetëm që jemi të zemëruar, por edhe shumë, shumë të zhgënjyer, pasi futbolli italian nuk është vetëm kaq”.

“Ne e kemi pasur këtë në të kaluarën dhe edhe tani. Ne nuk kemi reputacion të mirë dhe është e rëndësishme ta pastrojmë këtë situatë, pasi nuk mund ta pranojmë çdo dy ose tre vite këtë zhgënjim dhe turpërim për futbollin italian”, ka thënë Trapattoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›