Qeveria ul taksat për tabelat

Këshilli Konsultativ i Biznesit ka shqyrtuar ndrshimet në ligjin për taksat vendore dhe ka diskutuar rreth tarifës së taksës së tabelës e cila propozohet të ulet. Ministri i ekonomisë Dritan Prifti tha se me këto ndryshime në ligj synohet të marrë fund situata monopol në Tiranë dhe të krijohet mundësia për konkurencë të ndershme.
"Në rastin e Bashkisë së Tiranës deri diku ekziston sepse është një apo dy kompani që favorizohen padrejtësisht nga kryetari i bashkisë, por ne rëndësi ka që të bëjmë ligjin që të mos ndikojmë në krijimin e pozitave monopolë, që të jetë sa më i ndershëm për të gjithë konkurrentët, që të jetë mënyra e hyrjes në treg sa më e thjeshtë nga të gjithë dhe të jenë të gjithë në një stad të barabartë dhe pozita të barabarta", tha Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë
Në variantin e diskutuar bëhet një kategorizim i tabelave në tre lloje për identifikim, për reklamë dhe për ekspozime. Sipas këtij varianti ulet ndjeshëm taksa e tabelës identifikuese po ashtu edhe tavani për reklamat. Tarifa e reklamës në Tiranë nga 40 mijë lekë për metër katrore zbret në 22 500 lekë në vit.
Adi Darsi