E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 40 dite kohe per ekstradimin e Almir Rrapos

Tirane- Zyrtari i Ministrise se Jashtme, Almir Rrapo, kerkohej nga SHBA-ja jo vetem per akuzen e “trafikut te narkotikeve”, por edhe te “pengmarrjes me qellim shantazhin”. Sipas burimeve nga Gjykata e Tiranes, Rrapo dyshohet se ka marre peng nje person, me qellim qe t’i bente shantazh qe te mos futej ne zonen e tij te influences ne shtetin e Nju Jorkut. Pikerisht behej fjale per zonen e influences ne trafikun dhe shperndarjen e lendeve narkotike, me te cilen ai dyshohet se merrej prej kohesh. Burimet kane bere me dije se Gjykata e Tiranes ka vendosur te prese vetem 40 dite per te vendosur mbi ekstradimin e tij, nese do te realizohet apo jo drejt SHBA-se. Sipas gjykates, ne vendin tone nuk ka ardhur asnje kerkese zyrtare nga FBI-ja per ekstradimin. Per kete arsye, gjyqtari Agim Bendo ka vendosur qe brenda 40 diteve autoritetet e drejtesise amerikane duhet te dergojne ne vendin tone te gjithe dosjen penale ne ngarkim te Rrapos, e cila duhet te permbaje te gjitha te dhenat qe e akuzojne ate. Pas 40 ditesh Prokuroria e Tiranes do te vendose se cfare do te behet me kete te ndaluar. Dy dite me pare Gjykata e Tiranes vendosi masen e sigurise “arrest me burg” ndaj Almir Rrapos, i cili kerkohet nga autoritet e SHBA-se per konsumin te dy veprave penale. Rrapo do te qendroje ne qeli deri ne nje kerkese per ekstradim. Arrestimi eshte bere tre dite me pare ne Ambasaden Amerikane, ku ishte paraqitur si funksionar i Ministrise se Jashtme dhe kerkonte nje vize turistike. Ai eshte shoqeruar per ne Drejtorine e Policise se Tiranes nga sherbimet e Komisariatit nr. 1, e me pas i eshte dorezuar oficereve te Interpol Tiranes dhe te Sektorit te Luftes Kunder Droges ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, pasi ka rezultuar person i shpallur ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›