E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashëgimia kulturore - vlerë e shpirtit të njerëzimit

Kjo botë nuk do të ishte interesante, po të kishte vetëm një lloj njerëzish: të bardhë, të zinj, të tjerë dhe vetëm një lloj kulture e trashëgimie kulturore. Kjo begati me njerëz racash, ngjyrash dhe kulturash të ndryshme, përbën një mozaik të bukur si një margaritar të paçmueshëm botëror.Secili popull ka lënë trashëgim nga diçka nga e kaluara e tij historike, që e bën të dallohet nga të tjerët. Dhe, së bashku, e begatojnë trashëgiminë kulturore botërore.Madje, edhe ata popuj që nuk janë më, që janë zhdukur në dallgët e historisë, që janë shkrirë në popuj të tjerë nga pushtuesit e ndryshëm, i kanë lënë gjurmët e kulturave të tyre, një trashëgimi si dëshmi kohe.Po të mos ishin këto vlera të çmuara kulturore nga tradita e popujve, të shprehura në formën materiale e shpirtërore, e kaluara nuk do të ishte më e varfër. Kosova është një botë e vogël, ku gërshetohen kultura dhe trashëgimi kulturore të popujve të ndryshëm  dhe të kohëve të ndryshme.Të gjitha këto së bashku përbëjnë një thesar të çmuar për djepin e përbashkët të trashëgimisë kulturore botërore.Në Kosovë ndodhi lufta, ku pësuan njerëz dhe fatkeqësisht edhe një pjesë e trashëgemisë kulturore e që të dyja janë të dhimbshme. Po edhe lufta duhet t’i këtë disa ligje dhe t’i kursejë gjerat më të çmuara të popujve. Vetëm ata që janë barbarë në shpirt, i shkatërrojnë kulturat e popujve të tjerë. Në Kosovë jetojnë etnitete të ndryshme me kultura e trashëgimi kulturore të ndryshme, që i karakterizojnë të kaluarën e tyre historike, materiale e shpirtërore, të cilat duhet të ruhen se aty flet historia, aty është e ruajtur dija dhe mjeshtëria e paraardhësve të tyre.Prania multikulturore e këtyre entiteteve është begati historike e vetë Kosovës dhe dëshmi e jetës së përbashkët. Edhe një gur i gdhendur, një enë prej dheu, qoftë edhe e thyer, një monedhë e vjetër e deri të veprat madhore, si kalatë, urat, objektet fetare, kishat, xhamia, teqetë, etj, janë kulturë e kohës, që ne na i kanë ruajtur brezat e tjerë, e ne duhet tua përcjellim gjeneratave të ardhshme. Edhe ata kanë hise në to, duhet të kënaqen me to dhe prej tyre të mësojnë për kohët e ndryshme. Për ruajtjen e tyre duhet të kujdesen institucionet e shtetit, entet për ruajtjen e trashëgimisë dhe të monumenteve historike, duke gjetur fonde për mirëmbajtjen e riparimin e tyre.Sa mund të kënaqen njerëzit, duke i vëzhguar veprat e hershme të paraardhësve, në muze, arkiva, si objekte arkitekturore si fjala vjen, Kalanë e Prizrenit, të Novobërdës, Manastirin e Deçanit, të Graçanicës, Patrikanën e Pejës, xhami e kisha të tjera, me ato pamje madhështore e me atë arkitekturë të përkryer.Trashëgimia kulturore e kujtdoqoftë është shpirti i një populli, kultura më e shenjtë dhe më e dëshmuar e tij. Vendosja e telave me gjemba apo ngritja e mureve të larta si në mesjetë, vendosja e rojave e çorodit pamjen madhështore të monumenteve historike. Ato duhen rrethuar e zbukuruar me lule për ta treguar kulturën tonë ndaj trashëgimisë kulturore dhe t’u ofrojmë urtësi e vetëdije edhe gjeneratave të reja që edhe ata t’i ruajnë e të kujdesen për to.Shkrimi që publikojmë ka fituar çmimin e dytë me 14 dhjetor 2009 nga juria profesionale në konkursin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij - Cultural Heritage ëithout Borders (CHëB) në Prishtinë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›