E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e rrezikshme e Edvin Kristaq Ramës më ish-të përndjekurit

Kur thonë se “fjala është më e rëndë se plumbi” kishin njëfarë lehtësie për ta kuptuar këtë thesar të dijes. Një nga karakteristikat që na mveshin jashtë vendit tonë, sidomos për politikën, është dyfytyrësia eklatante, hipokrizia mbizotëruese, dhe për rrjedhojë mosbesimi ndaj atyre që e shprehin pa pikë turpi. Nganjëherë të duket se kjo karakteristikë është thjeshtë një paragjykim, por “faktet dhe fjalët” e thonë të kundërtën, se jemi pikërisht kështu dhe që është një veçori e opozitës së sotme shqiptare. E them më qartësisht këtu sepse hipokrizia që po qarkullon në opozitën shqiptare është një art në vetvete, është arti i atyre që nuk kanë se çfarë të thonë kur s’kanë ide a alternativa. Mirëpo që hipokrizia e kishte një fund dihej ashiqare, se pse ajo ushqen dy jetë, një të vërtetë dhe tjetrën me më shumë maskë gënjeshtrën. Por Edvin Kristaq Rama i tejkalon të gjitha parashikimet. Siç tejkalon parashikimet ekonomike që rreket të jenë si parashikimet e motit, kur është diell thotë na mbyti shiu. Ndërsa në mini-protestën e fundit në Tiranë, me një dyfytyrësi të paparë ndonjëherë në racën njerëzore i jep gojës më shumë seç duhet. Madje arrin të thotë se “Kemi të përndjekurit politikë që prej 19 vjetësh presin ndihmë, por ky shtet nuk ka veshë për ta dhe as zemër për të qarë me ta problemet e tyre”. Që infantili i politikës Edi Rama të fliste për ish-të përndjekurit nuk e prisnim. Për të thënë të vërtetën, na hutoi tej mase dhe shtoi disi më tepër konfuzionin që kemi për kimerën politike që ka krijuar në PS-së. Hutimi na vjen për vetë faktin se është sikur i biri i Himlerit apo i Gebëlsit të fliste në emër të hebrenjve, pro kauzës së tyre. është e çuditshme për një parti që ka ricikluar gjeneratën e dytë të diktaturës më të egër komuniste që ka parë bota. Kur Edvin Kristaq Rama ka pafytyrësinë më të madhe në këtë planet del e flet për ish-të përndjekurit politikë do të thotë se kemi arritur paradoksin final. është instalimi i mbretërisë së dyfytyrësisë, kur dihet hapur dhe me fakte që vetë babai i tij, Kristaq Rama, firmoste urdhrat për varje me tel me gjemba të poetit Havzi Nelës, në mes të Kukësit. Ndërsa kur e thotës një politikan që në rininë e tij bllokmene lustronte bustin dikotomik të Stalinit dhe Enverit ahere gjithçka shkon përtej neverisë. Ndërkaq është po aq e vërtetë se me shembjen formale të komunizmit stalinist shqiptar, ne aspak nuk i lamë hesapet përfundimisht me komunizmin, me shpëlarjen e truve, dhe akoma më keq - ne nuk i qëruam hesapet me trashëgiminë famëkeqe të komunizmit, pasi pati trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të po atyre fytyrave, të po atyre metodave, të po asaj ndjeshmërie, të po atyre miteve, të po atij solidariteti - krejtësisht të pandjeshëm ndaj plagëve të shkaktuara prej linjës së gjyshërve dhe baballarëve të tyre. Pasardhësit e rinj, nën terma e slogane të kohës së re (politikë e re), vijnë prej një gjenealogjie, e cila ka vazhduar të qëndrojë krejtësisht indiferente për plagët e thella që i shkaktuan këtij kombi, sa që është paradoksale t’i shohësh të majtët shqiptarë në një dritë të re, a thua se u ka zbritë befas ndonjë frymëzim i shenjtë.  Aq sa Edvin Kristaq rama të preokupohet për fatet e ish-të përdjekurve nga babai i tij dhe shokëve dhe miqve të tij. E përsërisim me forcë se jemi në Shqipëri dhe nuk duhet harruar se çfarë është bërë me njerëzit në këtë vend, kush e ka bërë dhe kush është trashëgues i këtyre bëmave, famëkeqe. është e pafalshme sesi ne kemi lënë pas dore hesapet me këta komunistë të pandreqshëm, të modifikuar gjenetikisht nga komunizmi, që i ka bërë më të hidhur në zgavrat plot nikotinë të gjuhës së tyre. Papërgjegjësia e këtij soc-komunisti të modifikuar qysh në poturet e Kristaq Ramës të dali sot në mbrojtje të ish-të përdjekurëve. është sharja dhe përdhosja e mijërave të burgosurve në burgjet e komunizmit që u poshtërohet kauza nga një pinjoll I bllokut, që në politikën e tij ka rikthyer gjeneratë e dytë të bllokut, si Beqjet, Bushatët, Shamkët, Shkrelët, Doklet, Rucët, Pezakët, Fidelët Yllët, Baret,Gjoni. Baballarët e tyre që përfaqësonin falangat e para të komunizmit në vend kanë moralit që të mbështesin njerëzit që kanë hyrë në burg nga sistemi instaluar me aq zell pikërisht në Shqipëri? është e pafalshme që sot e kësaj dite të mos jetë bërë ligji për pastrimin e figurave komuniste nga politika dhe institucionet shqiptare. Mjerisht kemi ngelur vend numëro përsa i përket shpagimin e këtyre fat keqëve që vuajtën të zezat e ullirit në burgjet komuniste. Që durojnë e edhe sot përdhosjen memories së atyre vuajtjeve nga pinjollët e bllokut. Po ku e gjejnë këtë kurajë, këtë mora apo etikë këtë bij bllokmenësh të përmendin ish-të përndjekurit?...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›