E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbushte ujë me bidona, vihet në pranga abuzuesi me etiketat

Sektori i Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka bërë e mundur goditjen e një veprimtarie të paligjshme për prodhimin dhe tregtimin e ujit të pijshëm.
 

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë veprimtari nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik ka rezultuar se shtetasi Andon Ribaj, vjec 33, banues në lagjen "Uji i Ftohtë" Vlorë,mbushte ujë me bidona plastikë 6 L., dhe 1.5 L., u vendoste etiketat e ujit "Çika" dhe më pas i tregtonte pa disponuar asnjë dokumentacion në lidhje me këtë veprimtari.
 

Në cilësinë e provës materiale janë kapur dhe sekuestruar 1900 bidona 6 L., dhe 250 bidona 1.5 L.Në ngarkim të shtetasit Andon Ribaj ka filluar procedimi penal për veprat penale "Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Mospagimi i taksave dhe Tatimeve", "Fshehje e të ardhurave" dhe "Punësim i paligjshëm".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›