E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zveçan, Stefanovic bisedon me serbët e veriut

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka takuar përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Temë e bisedimeve në Zveçan mësohet të ketë qenë situata politike dhe e sigurisë, si dhe hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd.

Kemi diskutuar edhe mundësitë e zgjidhjes së mëtejshme të krizës, si dhe mundësitë për ruajtjen e qetësisë dhe të stabilitetit. Serbia, ashtu siç e ka thënë disa herë, mbështet veprimet që kanë për qëllim hetimin e krimeve, në përputhje me Rezolutën 1244 dhe me qasje neutrale ndaj statusit, ka thënë Stefanovic.

I pyetur se çfarë do ti porosiste serbët e Kosovës, Stefanovic ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka të mundur për të ruajtur paqen, ndërsa paqja, sipas tij, të mos arrihet në mënyrë të dhunshme. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›