E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashegimtari i Bin Ladenit. Egjiptiani i shumekerkuar nga SHBA

 Al Kaida emëron pasardhësin e Bin Ladenit. Rrjeti arab Al Xhazira bën të ditur se ka emëruar militantin e Egjiptit Saif al-Adel si lider të përkohshëm. Grupi mbeti pa lider që kur themeluesi i tij, Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan, më 2 maj. 
Sipas Al xhazirës komandon për operacionet në terren e ka marrë Mustafa al-Yemeni, kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur. Ish- koloneli i forcave speciale të Egjiptit, al-Adel, i njohur edhe si Muhamed Ibrahim Makaui, ka luftuar në Afganistan në vitet e ‘80-ta. 

Më 2001 ai udhëtoi në Iran, ku raportohet se kaloi nëntë vjet në arrest shtëpiak, para se të tranferohej një vit më parë  në Pakistan, për t’iu bashkuar operacioneve të Al Kaidës atje. 

Washingtoni ka ngritur akuza kundër Al-Adel nën  dyshimin për përfshirje në sulmet e vitit 1998 mbi ambasadat amerikane në Afrikë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›