Debat per berthamoret ne Gjermani. Ministri i Mjedisit pro centraleve

Pavarësisht nga protestat në shkallë të gjerë dhe defektet serioze në centralet bërthamore ministri i Mjedisit në Gjermani shprehet në favor të vazhdimësisë së projekteve atomike. Në raportin e fundit për sigurinë e centraleve bërthamore në Gjermani janë konstatuar mangësi serioze. Është konstatuar për shembull se asnjë prej tyre nuk është i sigurt nga rënia mbi të e ndonjë avioni.
Megjithatë ministri për Mjedisin Norbert Röttgen, mendon se mangësitë e konstatuara nuk janë dëshmi e mjaftueshme për heqjen dorë menjëherë nga centralet bërthamore. Mundësinë e rënies mbi centrale të ndonjë avioni, ministri e quajti një rrezik të civilizimit, para të cilit nuk duhet të mbyllen sytë.
“Nuk është e drejtë të thuhet që duhet të heqim dorë nga energjia bërthamore menjeherë për shkak të çështjeve të sigurisë. Së dyti, mendoj se është e vërtetë që duhet të gjejmë një rrugë për të hedhur pas krahëve energjinë bërthamore e ta zëvendësojmë sa më shpejt të jetë e mundur" – u shpreh Röttgen.
Kreu i Komisionit për Sigurinë e centraleve Rudolf Wieland tha se 17 reaktorët gjermanë janë solidë, megjithë dallimet mes tyre.
Komisioni nuk ka dhënë ndonjë sugjerim për kohëzgjatjen e centraleve një vendim që shihet si mjaft delikat për administratën e kancelares Merkel . Partitë opozitare dhe organizatat ekologjiste kanë kritikuar raportin për sigurinë dhe kanë kërkuar mbylljen e shpejtë të tetë centraleve më të vjetra.
Delina Bitraku