Trauma ; Vendin e parë e zënë aksidentet rrugore
Sipas një studimi të specialistëve të Qendrës Kombëtare të Traumave, në Shqipëri historikisht kanë ndryshuar shkaktarët dominues të traumave. Epidemiologjia e traumës lidhet me faktorë të ndryshëm në periudha të ndryshme kohore, ndërkohë që aktualisht vendin e parë në Shqipëri e zë trauma automobilistike.
Në kohën e diktaturës komuniste një nga shkaktarët kryesorë ishin aksidentet në punë, kryesisht në miniera, ndërsa në vitet e para të demokracisë u rritën dëmtimet me armë zjarri. Sot vendin e parë e zënë traumat automobilistike.
Në vitin 2007 kanë pësuar vdekje nga trafiku rrugor 384 (295 meshkuj dhe 89 femra). Por trauma ka edhe faktorin tjetër ndikues në shoqëri, atë ekonomik. Ky tregues llogaritet si kontribut që çdo individ i humbur në aksident do të kishte dhënë gjatë jetës së tij, nëse do të ishte gjallë, në formën e taksave për buxhetin.
Trajtimi i traumave fillon që në momentin e ndodhjes së aksidentit dhe ka të bëjë me shërbimin paraspitalor, më pas me atë spitalor dhe rehabilitimin. Në Shqipëri, akoma nuk ka një shërbim urgjence në rrugë, ndërkohë që ndihma e parë dhe transporti bëhen nga njerëz të paspecializuar.
Luta ndaj kancerit
Komisioni i Evropës jep asistencë mjekësore falas
Komisioni Evropian ka vendosur që të japë asistencë mjekësore falas në katër qytete të vendit. Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Fieri janë qendrat ku do të vendosen kontrollet që synojnë parandalimin formimit të kancerit në qafën e mitrës.
Kjo sëmundje është e dyta për nga renditja mbi rastet që sjellin vdekjet më të mëdha te femrat. Për këtë specialistët sqarojnë se kontrollet pranë mjekëve mund të parandalojnë krijimin e këtij vrasësi. Një program i financuar nga Komisioni Evropian me partner Italinë po ofron pa pagesë në 4 qytete të vendit: Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Fieri kontrolle që synojnë parandalimin formimit të këtij kanceri.
Projekti do vazhdojë deri në nëntor dhe synon mbi të gjitha ekzaminimin dhe ndërgjegjësimin për t’u kontrolluar te mjeku i femrave nga mosha 25 deri në moshën 65 vjeç. Koordinatorja e projektit, Alma Tedeschini, e quan shumë të rëndësishëm këtë kontroll duke thënë se sot shumë gra vdesin nga pakujdesia dhe moskapja në kohë e sëmundjes.
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka vënë deri tani në dispozicion të këtyre projekteve strukturat dhe burimet njerëzore, specialistët shpjegojnë se mungon ende një strategji për shtrirjen e kontrolleve apo dhënien e mundësisë për kryerjen e këtyre analizave në gjithë territorin e Shqipërisë.
Operacionet estetike
Nuk përfshihen në paketën shëndetësore
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, nëpërmjet projektligjit të ri që pritet të miratohet së shpejti në qeveri, synon të krijojë fleksibilitet në procesin e hartimit të paketave shëndetësore, të shoqëruara me çmimet përkatëse, duke u nisur nga aftësitë paguese të buxhetit të tij. Sipas burimeve nga ky institucion, kjo gjë nënkupton se jo të gjitha llojet e shërbimeve mund të përfshihen në paketën e financuar nga ISKSH-ja (Fondi i Sigurimeve Shëndetësore).
Burimet sqaruan se përfshirja e mallrave dhe shërbimeve shëndetësore në paketën e sigurimit te detyrueshëm parashikohet të kryhet në bazë të kriterit mjekësor (shkalla në të cilën shërbimi ndikon ndaj jetëgjatësisë, ndaj shmangies së përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit dhe kontributit në përmirësimin e cilësisë së jetës), ekonomik (efektiviteti i kostos së shërbimit, disponueshmëria e buxhetit ose e burimeve financiare të ISKSH-së) dhe atij social (aftësia paguese e pacientit, disponueshmëria e shërbimeve dhe numri i përfituesve në raport me popullsinë).
Paketa e sigurimit të detyrueshëm do të përfshijë gradualisht mallra dhe shërbime shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor, kujdesin shëndetësor të specializuar, kujdesin spitalor, barna, aksesorë, furnizime sekondare dhe transportin mjekësor, siç përcaktohet nga Këshilli Administrativ i ISKSH-së, bazuar mbi nevojat e popullsisë për kujdes shëndetësor dhe burimet financiare në dispozicion.
Paketa e shërbimeve mund të përmbajë edhe shërbime që jepen në rastet e urgjencës mjekësore. “E rëndësishme është të theksohet që pavarësisht se paketa ofrohet për personat e siguruar në skemë, pjesa e urgjencës nuk do të ketë kufizime, por do të jepet edhe për personat e pasiguruar dhe kjo pjesë do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë”, - nënvizuan të njëjtat burime.