Mjekët në rrethe, strategji e re e ministrisë për t’i mbajtur në punë
Problemi i mungesës së mjekëve në rrethe ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të gjejë forma të reja për të përballuar fluksin e lëvizjes së mjekëve nga rrethet, qofshin qendra rurale apo urbane drejt Tiranës. Në këtë mënyrë, pas strategjisë për stazhin e mjekëve të rinj në zonat rurale, që është duke u diskutuar në Ministrinë e Shëndetësisë kanë nisur projektet e reja, që do të mundësojnë shtimin e mjekëve jashtë zonës më urbane të vendit, Tiranë-Durrës.
Mjekët, të mos lëvizin
Sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë, është duke u shqyrtuar një plan i ri sipas të cilit, mjekët që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonat rurale, ose në zonat urbane ku ka mungesë të burimeve njerëzore, do të përfitojnë lehtësi me anë të një vendimi të ri, që do të miratohet së shpejti nga ministria. Mjekët e zonave rurale, e sidomos të zonave të izoluara do të marrin më shumë shpërblim për veprimtarinë e tyre. Kjo do të mundësojë qëndrimin e tyre në këto zona, dhe do të pakësojë migrimin e bluzave të bardha drejt zonës Tiranë-Durrës.
Gjithashtu, projekti i ministrisë parashikon lehtësimin e qëndrimit të mjekëve në zonat rurale, ose në zonat urbane me mungesë bluzash të bardha, me anë të një metode tjetër. Sipas burimeve nga ky dikaster, ekziston mundësia e rritjes së pagave të mjekëve në rrethe në masë më të madhe se të atyre në zonën Tiranë-Durrës, në mënyrë që të “joshen” me punën e tyre larg kryeqytetit.
Shtimi i mjekëve
Por, një tjetër projekt tjetër është duke u përgatitur në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilit të gjithë të sapodiplomuarit e Fakultetit të Mjekësisë do të duhet të kryejnë stazhin e tyre të punës në zonat rurale dhe jo në spitalet e poliklinikat e qyteteve. Burime zyrtare nga kjo ministri, bëjnë të ditur se arsye për këtë ndryshim në strategji është mungesa e mjekëve në fshatrat tona.
Paralajmërim të kësaj deklarate ka bërë edhe ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, e cila vetëm pak ditë më parë ngriti alarmin e mungesës së bluzave të bardha në zonat jourbane të vendit dhe pamundësinë e aksesit në shërbimin mjekësor të mijëra qytetarëve shqiptarë. Atëherë, znj. Godo kishte deklaruar se “duhet të merren masa sa më parë në mënyrë që të ndalojë fenomeni i urbanizimit të shëndetësisë”.
Problemi i shëndetit në rrethe
Një nga problemet më të mëdha të sistemit shëndetësor në vendin tonë është shpërndarja e mjekëve. Sipas specialistëve, shumica e mjekëve janë të përqendruar në zonat urbane me rekord mjekësh në zonat e Tiranës dhe të Durrësit, jo vetëm për shkak të popullsisë së dendur në këto zona, por edhe për shkak të numrit të lartë të spitaleve private që funksionojnë në dy qytetet kryesore të vendit.
Në këtë mënyrë, shumë fshatra kanë mbetur pa asnjë mjek dhe në disa raste të fshatrave të izoluara kontakti me mjekun vjen vetëm herë në muaj, kur mjekë nga qendrat shëndetësore të zonave të përafërta vizitojnë fshatin. Për më tepër, në fshatrat e izoluara ka raste kur distanca drejt qendrës më të afërt shëndetësore është më e madhe se gjysmë ore, duke bërë që një pjesë e qytetarëve shqiptarë të jenë të privuar nga e drejta kushtetuese e shërbimit mjekësor.