E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëzes ; Depresioni, vetëvaret një djalë 22-vjeçar

Një i ri i ka dhënë fund jetës vetëm në moshën 22-vjeçare, duke u varur në një pemë të oborrit të banesës së tij. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kur Astrit Hasani, 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Mëzes, periferi e Tiranës, ka marrë një copë litar dhe më pas e ka lidhur lak, duke e vendosur në fyt, me qëllim realizimin e vetëvrasjes. Lajmi është konfirmuar dje nga burime të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave, shërbimet e komisariatit të policisë nr. 6 thanë se në lidhje me ngjarjen, u njoftuan dje rreth orës 07:45. Ndërkohë, një grup hetimor ka shkuar në Fushë Mëzes, ku dhe ka nisur hetimet. Sakaq, policia tha se është duke mbledhur dëshmi dhe prova për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivet e kësaj ngjarjeje që paraprakisht besojmë se është një vetëvarje. Ndërkohë që mësohet se ende nuk ka një pistë të saktë mbi ngjarjen që i mori jetën të riut shkodran, i cili prej disa vitesh ishte zhvendosur në periferi të Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›