E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit liron kercenuesin e Rames

Lirim te menjehereshem nga salla e gjyqit,vendoi gjykata e apelit ne Tirane per Afrim Kicen,i arrestuar me urdher te prokurorise se po planifikonte atentat ndaj kreut te opozites Edi Rama.Ne vendimin e  saj gjykata e argumentoi si te pabazuar vendimin e arrestit me burg te dhene nga gjykata e Tirane. Ndersa per 2 te arrestuarit e tjere, Luan e Fatos Rami, gjykata vendosi shtyrjen e  seances dhe dhenien e vendimit diten e enjte,pasi prokuroria kerkoi kohe te mjaftuesheme per tu njohur me vendimin e Gjykates se Krimeve te renda per lejimin e  pergjimit te 3 personave nga SHISH.

Sipas organit te akuzes, 3 personat e arrestuar, ne baze te pergjimeve te siguruara nga SHISH dhe ne bashkepunim me njeri-tjetrin, po planifikonin eleminimin fizik te liderit te opozites Edi Rama. Per ta gjykata e Tiranes, vendosi masen e sigurise arrest me burg,ndersa te enjten pritet nese apeli do te lere ne fuqi ose do te rrezoje kete vendim.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›