E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në vendet arabe, çmimi i arit dhe naftës arrijnë majat

Në një kohë kur ngjarjet në Libi po bëjnë gjithmonë dhe më vunerabël regjimet e tjera të Lindjes së Mesme, trazirat po mbështesin çmimin e naftës Brent të Londrës, pranë 116 dollarë për fuçi dhe argjendi preku nivelin më të lartë në 31 vitet e fundit, ndërsa ari është më pak se 0.5% larg çmimit më të lartë në histori. Pasiguria mbi efektet e trazirave në ekonominë globale ka rritur kërkesën e investitorëve për stoqe me risk të ulët, si metalet e çmuara. Ndërkohë Libia është shumë pranë luftës civile dhe protestat janë intensifikuar në Jemen, Iran dhe Oman, të gjitha këto vende prodhuese të naftës dhe mbështetëse të çmimit në pikën më të lartë në 2.5 vite. Analistët thonë se nëse infeksioni del jashtë kontrollit në masë shumë të vogël, në Arabinë Saudite apo në Iran, rezultati do jetë negativ për tregjet e aksioneve dhe negativ për inflacionin. Ata thonë se kontaminimi i Arabisë dhe Iranit janë ngjarjet që e gjithë bota kërkon të shmangë. Ndërkohë që shtetet e bashkuara paralajmëruan për luftë civile në Libi, në rast se nuk largohet Muammar Gaddafi, presioni po vjen në rritje me deklaratat për përgatitje për ndërhyrje nga ushtritë perëndimore. Lajmi më shqetësues në ditën e sotme ishte deklarata e aktivistëve të të drejtave të njeriut, që thanë se policia në Arabinë saudite ka atestuar një klerik të minoritetit Shiit në lindje. Frika qëndron në shpërthimin e një lufte fetare. Lindja e Arabisë saudite banohet nga minoriteti Shiit dhe është rajoni në kufi me Omanin, ku shumica Shiite ka dalë në protesta kundër pushtetit të kontrolluar nga mbretërorët Sunitë, me lidhje të forta me familjen mbretërore Saudite. Ndërkohë nga Irani, që përfaqëson 4.7% të naftës botërore, po mbërrijnë raportime të përplasjeve të civilëve me forcat e sigurisë. E gjithë kjo situatë ka mbështetur naftën bruto amerikane, në 100 dollarë për fuçi dhe naftën Brent pranë 116 dollarë për fuçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›