E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: “Ndeshja nis nga 3-1”

www.albania-sport.com - Interi ka një ëndërr, Barça një obsesion që quhet “Bernabeu”. Dhe ëndrrat janë më të pastra se një obsesion.

I prisje deklarimet nga ana e Pikesë? Këto fjalë a dëshmojnë se Barcelona ka frikë?
Nuk e di nëse Barcelona ka frikë, lojtarët mund të thonë ato që dëshirojnë. Nuk më preokupojnë këto fjalë. Jam këtu për të luajtur këtë që është një ndeshje si të tjerat.

Një javë më parë thatë se nuk mund të flisni për një finale të parakohshme.
Kjo eliminatore do të mbarojë nesër dhe kjo do të jetë një ndeshje më e rëndësishme në raport me ndeshjen e parë. Finalja megjithatë nuk do të jetë Inter-Barcelona.

Snajder do të luajë?
Snajder është mirë dhe do të luajë, por do ta shohim pas ndeshjes nëse do të luajë 90 minuta në top-formë me problemin e vogël që ka. Do të shkoj në fushë pas dyshime. Ka shumë dëshirë për të laujtur. Për mua nuk është e lehtë pasi është një ndeshje e rëndësishme në kampionat dhe një finale e Kupës (së Italisë), për mua të rrezikoj nuk është e lehtë, por duhet ta bëj.

A mund ta thoni skuadrën që do të zbresë?
Ne jemi një skuadër që ndryshojmë shumë. Nuk ndryshoj për të bërë turn over, por për t’i dhënë pushim Hulio Sezarit, Maikonit, Lusios, Samuelit, Kambiasos, Snajderit, Etosë, Militos.

Do të nisë takimi si të ishte 0-0?
Jo, është 3-1 për ne, po janë akoma dhe 90 minuta. Historia e futbollit është plot me skuadra që në ndeshjen e parë fitojnë 2 ose 3-0 dhe pastaj... Shembulli i fundit ishte Uigani kundër Arsenalit (nga 2-0 për Uiganin në 3-2 për Arsenalin).

Leo (Mesi) nuk ka shënuar kurrë kundër jush. Është thjesht një rastësi?
Është meritë e lojtarëve të mi dhe përqëndrimit të tyre. Ndoshta nesër mund të shënojë 4-5 gola dhe fjalët e mia bëhen qesharake. Mund të shënojë në çdo moment. Do të bëjmë presing, si gjithmonë për ta markuar. Asnjë prej lojtarëve të mi nuk i ka bërë markim individual, por skuadra është e organizuar mirë kundër tij.

Fol pak në gjuhën kastiljane me ne? Guardiola foli italisht?
Ai është më inteligjent se mua... Unë e kam harruar kastiljançen duke studiuar shumë italisht.

Ambienti i nxehtë i Barcelonës do të jetë një problem?

Për mua nuk është një problem dhe njerëzit e sigurisë rreth nesh janë gjithmonë.

A është Barcelona është çëlësi i sukseseve tuaja?
Merita është e Robsonit që më thirri të vija këtu, e Van Galit që më mbajti, e presidentëve që më kanë dhënë besim dhe të gjithë personave që kanë qenë këtu me mua.

Çfarë prisni nesër?
Të plotësoj ëndrrën e Interit, jo timen, pasi unë e kam fituar tashmë Ligën e Kampioneve. Dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampioneve sërish, por kjo gjeneratë e interisteve nuk e kanë fituar kurrë. Unë si trajner dëshiroj të jap kontributin tim për t’i lejuar Moratit, lojtarëve që nuk e kanë fituar Ligën e Kampioneve dhe të tifozëve të përmbushin një ëndërr.

Çfarë Barcelone prisni?
Barcelona është një top-skuadër, me një top-trajner dhe top-lojtarë. Ka një filozofi loje prej shumë vitesh, por ka kapacitetin tu përshtatet shumë situatave. Është një skuadër me cilësi dhe opsione të ndryshme.

A është e vërtetë që keni një restorant në Oporto me (gjyqtarin e takimi të parë) Benkuerençën?
Unë? Jo, asnjë restorant. Ndoshta në Oslo. I Guardiolës me një person tjetër (duke menduar për Ovrebon, arbitrin e Çelsi-Barcelona sezonin e kaluar). Nuk kam asnjë restorant. I dedikohem punës që bëj si trajner dhe nuk kam kohë për të tjera biznese.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 27 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›